Luan Shllaku: Kosova po futet në krizë energjetike, jemi të papërgatitur - NACIONALE

Luan Shllaku: Kosova po futet në krizë energjetike, jemi të papërgatitur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Eksperti i energjisë Luan Shllaku ka paralajmëruar që shumë shpejt Kosova do të futet në një krizë energjetike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nga kjo krizë do të preken të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, Kosova po futet në këtë krizë e pa përgatitur.

Ndër të tjera, ai ka treguar veprimet që duhet t`i ndërmarrin institucionet e Kosovës që kriza do të jetë sa më e lehtë.

Postimi i tij i plotë:

S’do mend se vendi do te futet se shpejti, nga krizat e shumta politike qe janë duke e dominuar diskursin publik gjate tere vitit, ne një krize reale, te cilën secili qytetare do ta ndien ne lëkurë – krizën energjetike!

Kam frike se jemi duke u futur ne këtë krize te pa-përgatitur. Nuk kemi shume letra ne duar qe mund t’i luajmë por, duhet te luajmë menjëherë: te ndërmarrim krejt çka mundemi, dhe te tilla pune ka akoma mjafte. Nuk është vetëm importi dhe parat qe i ndajmë për te, zgjidhje e problemit. Përkundrazi, shume pak mund te bëjmë me këtë mase te kufizuar.

Mendoj se ne rend te pare duhet t’i maksimizojmë dy gjera: (1) evitimin e mundësive te paraqitjes se ndërprerjeve dhe havarive ne blloqet aktive te TC Kosova A dhe B, siç ndodhe shpesh; por nëse do te na ndodhe ne këtë dimër, çmimi i tyre do te jete i pa-perballueshem, dhe (2) nëse nuk është vone, te investohet substancialisht ne forcimin e stabilimenteve kyqe ne Kosove A dhe B, pra, te behet një “remont plus”! Te behet nje remonitim qe nuk eshte bere kurrë deri sot, diçka si me shume se remontim gjeneral dhe me pak se rekonstruktim! Ministresha Rizvanolli e kishte përmendur ne maj se do te punohet ne TC-te, por, duke ditur se shume pak informacion i kësaj natyre ndahet me qytetare, len hapësirë për te dyshuar, se një gjë e tille është duke u bere.

Mendoj se forcimi i stabilimenteve qe do te punojnë këtë dimër, ka vlerë me te madhe se tere energjia qe do ta importojmë, dhe mos te flasim për stabilitetin energjetik dhe leverdinë ekonomike. Ndërprerja disa ditore e punës se një blloku mund ta kushtoje vendin aq sa do te duhej për ndërtimin e një blloku te ri, kur kemi parasysh faktin se do te duhet te importohet ajo rryme. Nëse ky dimër do te na shpenzoje disa qindra milion euro për te importuar, kjo do te jete me shume se te kishim ndërtuar ferma gjigande solare dhe/ose me ere, ose ta ndërtonim një TC te ri me 300 MW fuqi. I tere projekti i lidhjes se gazit me gazin amerikan ne Shkup, do te kushtonte shume me pak se importi qe do ta kemi këtë dimër!

Uroj qe këto pak dite qe kane mbetur, t’i përdor KEK-u ne mënyrën me te mire te mundur, per t’i evituar befasitë qe mund te na bëjnë pajisjet e ster-vjetruara te Kosoves A dhe B.

Siç do te thoshin tifozat “HAJDE ME GJALLE”!

Lajme të ngjashme