“10 pIumba në kokë”- Detaje tronditëse nga ekzekutimi i Beqirit në Prizren në sy të gruas e të çikës - NACIONALE

“10 pIumba në kokë”- Detaje tronditëse nga ekzekutimi i Beqirit në Prizren në sy të gruas e të çikës

2 javë më parë

nga NACIONALE

Në shtatorin e vitit të kaluar, Beqir Morina – një qytetar i Prizrenit – do të vritej në mënyrë mizore.

Atij do t’i shkrepeshin dhjetë plumba në kokë para syve të gruas së tij dhe të vajzës 8-vjeçare. Kur pati ndodhur rasti, ne kishim rapoartuar për atë që kishte ndodhur në lagjen Arbana të Prizrenit.

Më shumë se tetë muaj më vonë, Prokuroria ka arritur që të ngrejë aktakuzë kundër një personi që quhet Aziz Gashi.

Qysh e bëri Azizi një krim kaq monstruoz?

Detaje tronditëse ofroi lajmërimi i Prokurorisë për ngritjen e aktakuzës.

Më 3 shtator, rreth orës 6 e 45 të mbrëmjes, në lagjen Arbana të Prizrenit, Azizi – thuhet në aktakuzë – se vrau Beqirin pas një zënke tëë çastit pak minuta më parë mes tyre. Aty thuhet se Azizi ishte nisur me veturën e tij drejt shtëpisë që ta merrte armën. Ajo armë kishte kallashnikov. Pra, AK-47 siç njihet zyrtarisht. Më pas, i kishte hipur veturës sërish dhe me kallash ishte nisur drejt Beqirit. Duke e vozitur veturën, e vëren në rrugë Beqirin që ishte me gruan dhe vajzën 8-vjeçare. Sipas informacioneve të Nacionales, Beqiri po ia blente librat shkollorë vajzës së tij që po hynte në klasë të tretë. Ai i kishte dalë përballë veturës së tyre, kishte zbritur me kallash në dorë, dhe e kishte shkrepur një rafall të tërë në drejtim të Beqirit. Po e përsërisim: aty ishte edhe gruaja, por edhe vajza e tij 8-vjeçare. Beqiri ishte rrëzuar në tokë, por Azizi i kishte shkuar afër dhe ia kishte zbrazur edhe disa plumba tjerë. Aty të pranishëm ishin edhe dy të tjerë, për të cilët s’e dimë kush janë. Njëri prej tyre në një moment i drejtohet Azizit me fjalët: “Unë s’kam bërë asgjë, vetëm iu kam ndarë”. Veprat penale për të cilat akuzohet Aziz Gashi janë “vrasje e rëndë”, “mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë.”

Lajme të ngjashme