Kusari: Nuk mundem të shkruaj se çfarë kisha pasë qejf me thënë për dy kriminelet që torturuan gruan në Pejë
Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari ka raportuar pas rastit të sotëm në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ku një infermiere sulmonte fizikisht një grua të moshuar, derisa të tjerat qeshnin dhe e incizonin.
Kusari përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se nuk mund të shprehet publikisht për atë që do të dëshironte të thoshte, në lidhje me “dy kriminelet” dhe të tjerët të përfshirë në torturimin e të moshuares.
“Nuk po muj me shkru publikisht cka kisha pase qejf me thone per dy kriminelet dhe te tjeret te perfshire ne torturimin e gruas ne Peje”, ka thënë ajo.
Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.
Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.
Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.
Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.
Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.
Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.