Krasniqi: Serbia duhet ta kuptojë se me armiqësi s`mund të ia dalë me shqiptarët - NACIONALE

Krasniqi: Serbia duhet ta kuptojë se me armiqësi s`mund të ia dalë me shqiptarët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori Milazim Krasniqi ka komentuar fyerjet që mbrëmë tifozët serbë kanë bërë ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen Zvicër-Serbi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Serbia nuk ka mundur dhe nuk mundet kurrë me e zgjidhë me armiqësi problemin me shqiptarët e Kosovës.

Ai ka sjell disa raste që ka dështuar kjo metodë e Serbisë në raport me shqiptarë.

MESAZHET PËR SERBINË/ Serbia nuk ka mujtë dhe nuk mundet kurrë me e zgjidhë me armiqësi problemin me ne shqiptarët e Kosovës. Mundet me na dëmtue, siç na ka dëmtue, por ne ia kthejmë nga nuk e pret. Ja një ilustrim i vogël: Serbia nisi dëbimin e shqiptarëve nga Kosova në vitet 80 e 90, me synim për serbizimin e saj. Ata shqiptarë që u dëbuan o që shkuan nga halli, në mërgata formuan organizime me të cilat e financuan jetën në Kosovë, gjatë atyre viteve të okupimit klasik (1990-1999), ndërsa pas çlirimit e rindërtuan. Në mërgatë, nga shqiptarë të përndjekur nga Serbia, u formua edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Prej mërgatave erdhën me mijëra luftëtarë. Sot ka ardhë puna deri aty sa djemtë shqiptarë të familjeve mërgimtare shqiptare, siç janë disa nga futbollistët e Zvicrës, po ia nxijnë jetën futbollit serb”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, tani shqiptarët janë më të fuqishëm se kurrë.

Çka dëshmon kjo? Kjo dëshmon se Serbia duhet ta kuptojë që me armiqësi nuk e qet me ne në krye. Nuk ka pasë sukses as në të kaluarën e largët, kur ne kemi qenë të vetmuar e pa përkrahje. Aq më pak mundet tash, kur njërin shtet e kemi anëtar të NATO-s (Shqipërinë) e tjetrin (Kosovën ) e mbron NATO. Pra, Serbia duhet ta pranojë fajin- krimet që ka bërë ndaj nesh, duhet ta pranojë që ka humbur në Kosovë në vitin 1999 më rëndë se sa në vitin 1389 dhe pastaj mund të fillojë një kapitull i ri marrëdhënieve fqinjësore e miqësore me ne. Nëse nuk e bën, do të mbetet peng i shovenizmit të vet dhe fatalizmit të vet. Humbëse, siç ishte edhe mbrëmë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme