“Kosova s’ofron mundësi”: pse po ikin të rinjtë?
Të rinjtë kanë përshtypjen se Kosova nuk u ofron mundësitë e nevojshme për të jetuar. Ata që u deklaruan për Nacionalen, u shprehën “entuziastë” për t’u larguar nga Kosova. Në fakt, ikjet nga Kosova po vazhdojnë edhe më tutje, me mijëra persona që janë larguar gjatë vitit 2021.
Sipas Agjencisë së Statistikave, nga Kosova u larguan 42 mijë persona vetëm vitin e kaluar. Pra fjalimet për rritjen e pashembullt ekonomike dhe rritjes së pagës minimale, nuk është se ka zvogëluar dëshirën për largim.
Kosova është vendi që ofron shumë pak mundësi për të rinjët” – është fjalia përbashkuese e shumë të rinjve, që janë larguar ose janë në procedurë të jetuar e punuar në një vend tjetër nga ky që jetojnë.
Shkendim Zogaj është njëri nga ta i cili dëshiron të largohet nga Kosova, vendi ku u rrit për 17 vite. Në një prononcim për Nacionalen, ai ka thënë se e pret mundësinë e parë të ikë nga ky vend, pasi sipas tij Kosova jep shumë pak për të rinjtë që kanë “zanat”.
“Arsyjet që më shtyejnë të dal janë në mungesë të mos dëshirës për vazhdim shkollimi, gjetja e një punë të mirë dhe efikase është në shancë shumë të uleta. Ndoshta Kosova nuk ka shumë mangësi si shtet në krahasim me vendet e tjera por cilësia e jetës për shkak të pagave është shumë e ulet edhe kjo ka qenë një nder arsyet më të forta që me shtyu si i ri të dal jasht vendit tim, dmth për përmirsimin e cilësisë së jetës për vetën dhe familjën”, ka thënë ai për Nacionalen.
Por, të njëjtin mendim e ka edhe Ermal Kryeziu, poashtu një i ri 23 vjeçar i cili ka plotë një vit që ka lënë familjën e tij dhe ka emigruar në një vend tjetër.
Ai ka thënë se ka pasur plotë aryse deri sa ka ardhur në këtë vendim, pra largimin nga Kosova.
“Kam aplikuar dy herë në Fakultet mirëpo nuk jam pranuar, këtu më është rritur dëshira për të marrë një rrugë tjetër. Kam punuar për 5 vitë me të njëjtën kompani. Pagesa ka qenë pa asnjë ngritje për gjithë këto vjet. Kam qenë duke punuar me kontratë, ajo që ka shkuar në kontratë shefi nuk është përmbajtur fare. Unë në shtet kam qenë i lajmruar që punoj vetëm për 170 euro, a në fakt pagën e kam pas pak më të lartë, mirëpo Trusti më është paguar vetëm për atë pagë. Pagesat nuk më janë bërë përmes bankës. Një shkas tjetër pse kam dalë jasht është se në Kosovë nuk vlerësohesh, nuk ka të ardhme, nuk ka siguri. Edhe nëse shkollohesh, kur e përfundon shkollimin është shumë vështirë me e gjet një vend të punës përveç nëpër kompani private”, ka thënë Kryeziu.
Ai tutje ka thënë se në punën që ka bërë nuk është paguar ansjëherë, përfshirë pushimin dhe punët e tjera që ka bërë.
“Nuk jam paguar asnjëherë për pushim, nuk kam përfituar nga punët ekstra që kam bërë, këto janë disa nga arsyet konkrete që dëshmojnë se nuk duhet të rrija më në Kosovë”, ka thënë Kryeziu.
Kosova nuk po braktiset vetëm nga ata “zanatlinjtë”, por edhe nga njerëzit që kanë kryer arsimin e lartë.
Infermierja e diplomuar kosovare, Liri Salihu, kishte konkurruar për një konkurs për infermiere në Spitalin e Gjilanit, mirëpo e njëjta nuk ishte pranuar.
"Nuk qenka mjaftueshëm niveli im i shkollimit, puna dhe djersa ime për ty Kosovë. Nuk qenka mjaftueshëm nota ime (5.0) në shkollën e mesme të mjekësisë.
Nuk qenka mjaftueshëm diplomimi im Bachelor në Universtitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” me notë mesatare (9.34).” – shkroi ajo, ndër të tjera.
Ndryshe, që nga fillimi i këtij viti nga Kosova janë larguar mbi 200 mjekë. Kjo për shkak të kushteve jo të mira të punës.
Cilat janë arsyet e ikjes nga Kosova?
Sociologia, Bukurije Rrustemi, ka thënë për Nacionalen se migrimi është një fenomen shumë shqetësues edhe në Kosovë.
Ajo tha se migrimi shkakton shumë pasoja duke filluar nga prishja e balancit të moshës, po ashtu edhe gjinisë e deri tek zvogëlimin e shkallës së natalitetit.
“Migrimi si fenomen është mjaftë shqetësues për shoqerinë tonë, sidomos viteve të fundit. Migrimi ka shumë pasoja, ndër to është prishja balancit të moshës, gjinisë, zvogëlimin e shkallës së natalitetit dhe një mënyrë sjellë moshnimin demografik”, ka thënë Rrustemi.
Rrustemi tutje u shpreh se migrimi zakonisht bëhet nga gjinia mashkullore, duke krijuar mungesë të fuqisë punëtorë në ndërmarrje dhe biznese kosovare.
“Me këto pasoja të rënda kuptojmë se kur migrimi ndodhë zakonisht për gjininë mashkullore, më pas mbesin debalanc gjinia femrore. Sa i përket migrimit që prish strukturën ekonomike të popullsisë, për shkak se shumicën e rasteve migrojnë fuqia punëtore. Shumë ndërmarrje dhe biznese në Kosovë kanë mungesë të punëtorëve sepse arsyeja kryesore është migrimi i të rinjëve. Ndër sektorët më të prekur janë ai i shëndetësisë dhe mungesa e shumë njerëzve. Kjo është shumë shqetësuese për shkak se për një kohë shumë të shkurtë mund të vijë tek mungesa e shumë mjekëve specialist”, u shpreh ajo.
Në anën tjetër, ajo tha se migrimi ndikon negativisht edhe në zvogëlimin e numrit të nxënësve nëpër shkolla.
“Tjetër aspekt që ndikon negativisht janë edhe zvogëlimi i numrit të nxenësve nëpër shkolla. Shumë shkolla nëpër fshatra rrëzikojnë të mbyllën, të zvogëlohet fondi i orëve dhe për pasojë të ketë vështirësi. Ikja e rinisë, rrjedhimisht eliminon martesat e çifteve që shkojnë në shtetet e tjera.”, ka thënë Rrustemi për Nacionale.
Edhe Sociologu, Labinot Kunushevci ka thënë për Nacionale se standardi i ultë, pabarazia, trajtimi jo i dinjitetshëm, humbja e besimit në institucione (rënia e vetëdijes institucionale), të ardhurat e vogla, mos respektimi i ligjit, prodhojnë zhgënjim i cili kthehet në ikje, si ikje nga kriza, drejt shpresës, janë ndër arsyet themelore të ikjes së të rinjëve.
“Fenomeni i ikjes ndodhë nga faktorë tërheqës dhe shtytës, që lidhen me mungesën e mirëqenies. Nevoja për ndryshimin e mënyrën së jetesës është trend në zhvillim si reaksion ndaj krizës e cila është shndërruar në kulturë mbijetese. Standardi i ultë, pabarazia, trajtimi jo i dinjitetshëm, humbja e besimit në institucione (rënia e vetëdijes institucionale), të ardhurat e vogla, mos respektimi i ligjit, prodhojnë zhgënjim i cili kthehet në ikje, si ikje nga kriza, drejt shpresës”, ka thënë
Sipas të dhënave të lëshuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm në vitin 2021 kanë emigruar 42 mijë e 728 persona.
“Gjatë vitit 2021, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 14 391 persona. Është vlerësuar se gjatë këtij viti kanë: ndërruar vendbanimin (komunën) e tyre, 7 353 persona; imigruar (përfshi të kthyerit) në Kosovë, 4 122 persona; dhe kanë emigruar 42 728 persona”, thuhet në raportin e ASK-së.
Përçdo muaj në Kosovë aplikojnë mijëra persona për termine në ambasada të ndryshme, me ambasadën gjermane në Prishtinë që mbetet më e kërkuara.


