Komuna e Prishtinës do ta vizitojë qytetarin që jeton në kushte të mjerueshme pas raportimit të Nacionales
Komuna e Prishtinës ka vendosur ta vizitojë një qytetar nga Prishtina i cili jeton në kushte të mjerueshme.
Qytetari e kishte ndaluar gazetarin e Nacionales Vullnet Krasniqi për t'i treguar për gjendjen e rëndë të shtëpisë në të cilën jeton. Pas raportimit të Nacionales, Drejtoria e Mirëqenies Sociale ka njoftuar se, ndonëse nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë nga zoti Hasani, do të vizitojnë shtëpinë e tij.
Në reagimin e Drejtorisë së Mirëqenies, bëhet e ditur se qytetari është mbështetur si rast social në vitet 2015, 2016 dhe 2017, si dhe në fund të vitit të kaluar është mbështetur me shumën prej 500 euro.
“Ju falënderojmë juve si medium qe keni raportuar mbi gjendje e te njëjtit dhe sigurisht qe do ta vizitojmë familjen në fjalë gjatë ditës se nesërme për çka ju ftojmë që edhe ju të jeni pjesë e raportimit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Drejtoreshës së Mirëqenies Sociale.
Njoftimi:
Sa i përket lajmit të publikuar tek ju,
Pala në fjalë është përkrahë si rast social në vitet 2015, 2016 edhe 2017.
Ndërsa në fund të vitit të kaluar, po ashtu është ndihmuar nga Kryeqyteti në shume prej 500 eurosh (shih vendimin e bashkangjitur)
Kete vit në adresë të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë nga z. HASANI.
Sidoqoftë, ne ju falenderojmë juve si medium që keni raportuar mbi gjendjen e të njejtit dhe sigurisht që do ta vizitojmë familjen në fjalë gjatë ditës së nesërme, për çka ju ftojmë që edhe ju të jeni pjesë e raportimit.
Vleresojmë lartë rolin e medieve dhe ju sigurojmë se si Kryeqytet, do të bejmë më të mirën jo vetëm për rastin specifik, por për sëcilin qytetar në nevojë.
Sinqerisht,
Adelinë Sahiti
Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
Kryeqyteti