Këtë javë 25 gra raportuan për dhunë në familje
Gjatë intervalit një javor, në vend janë raportuar në policinë e Kosovës 25 raste të dhunës në familje, nga qytete e fshatra të ndryshme.
Numri më i madh i raportimeve janë të grave, të cila janë ankuar për dhunën e ushtruar ndaj tyre nga burrat apo fëmijet e tyre.
Gjatë ditës së sotme janë raportuar dy raste të dhunës në familje. Një në Fushë Kosovë ku gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Dhe një tjetër në Istog ku gruaja është sulmuar nga burri.
Përderisa ditëve të tjera në Prishtinë djali ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Në Prizren janë tri raste kur dy djemë në gjendje të dehur kanë shkaktuar probleme në familje, si dhe një tjetër kur djali ka sulmuar nënën e tij.
Një rast tjetër është në Gjakovë, kur gruaja ka keqtrajtuar burrin.
Dhe në Gjakovë nje grua ka ushtruar dhunë psiqike ndaj shumë personave.
Rastet e policisë së papërditësuar:
17 korrik: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri i saj/ Fushë Kosovë
17 korrik: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Istog
16 korrik: Burrë e grua janë përleshur mesvete/ Prishtinë
16 korrik: Nëna është rrahur nga djali/ Prishtinë
16 korrik: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Prishtinë
16 korrik: Gruaja është sulmuar nga burri/ Prishtinë
15 korrik: Gruaja është sulmuar nga bashkëshorti/ Ferizaj
15 korrik: Gruaja është sulmuar nga burri/ Suharekë
15 korrik: Djali ka shkaktuar probleme në familje/ Prizren
15 korrik: Gruaja është sulmuar nga burri/ Skenderaj
15 korrik: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Vushtrri
14 korrik: Gruaja dhe vajza e saj janë sulmuar nga burri/ Podujevë
14 korrik: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Ferizaj
14 korrik: Nëna është sulmuar nga djali/ Prizren
14 korrik: Gruaja është keqtrajtuar nga burri/ Gjakovë
13 korrik: Gruaja dhe vajza janë sulmuar nga burri/ Podujevë
13 korrik: Gruaja është sulmuar nga burri/ Ferizaj
13 korrik: Nëna është sulmuar nga djali/ Prizren
13 korrik: Gruaja është sulmuar nga burri/ Istog
13 korrik: Gruaja është sulmuar nga burri/ Malishevë
13 korrik: Gruaja është sulmuar nga bashkëshorti/ Gjakovë
12 korrik: Gruaja është sulmuar nga burri/ Prishtinë
12 korrik: Gruaja ka sulmuar disa persona/ Gjilan
12 korrik: Gruaja është sulmuar nga burri/ Pejë

