Ishte mësuesja e vetme e shkollës që refuzoi grevën, del të jetë motra e asamblistes së VV-së - NACIONALE

Ishte mësuesja e vetme e shkollës që refuzoi grevën, del të jetë motra e asamblistes së VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Greva e sindikalistëve, respektivisht e mësimdhënësve e ka ndarë opinionin dhe jo vetëm në dy tabore.

Përderisa njëra anë kritikon pafundësisht SBAShK-un për koordinim me opozitën, ana tjetër kritikon Kurtin për qasjen e tij ndaj atyre që dikur u premtonte tretman më të mirë që në momentin e parë që do të ulej në kolltukun e kreut të ekzekutivit.

Madje, siç raportoi sot Nacionale, një i moshuar tentoi sulmin ndaj Rrahman Jasharajt, gjatë një tubimi të organizuar.

Dardania

Katër ditë më parë, pra me 1 shtator, Gazeta Nacionale vizitoi dy shkolla të kryeqytetit, me ç'rast raportoi për situatën me grevë.

Në atë "Dardania", vetëm njëra mësuese kishte refuzuar sindikatën.

Ajo e vetme kishte njoftuar prindërit se mësimi do të vazhdojë sipas orarit të rregullt.

Oborri atë ditë ishte i mbushur me disa fëmijë që së bashku me prindërit e tyre po prisnin në radhë për t'u futur në klasën e parë.

Një prind i mllefosur thoshte se krejt kjo situatë ishte tejet stresuese për ta dhe fëmijët.

‘’Na ka ardhur në maje të hundës, qeveria dërgoni fëmijët në shkollë, SBASHK-u mos i dërgoni se jemi në grevë. As ne nuk po dimë ka me ja majtë, çika është në klasën e dytë, ne kemi pru se qashtu ka thënë qeveria, por kur erdhëm na thanë kthehuni’’.

Shumë nga prindërit të cilët ishin duke pritur para shkollës, ishin te zemëruar nga luajtja ping-pong mes Qeverisë e SBASHK-ut.

Prapaskena

Megjithatë, duket të ketë një prapaskenë sa i përket shpërfilljes ndaj grevistëve.

Siç mëson gazeta, mësuesja e vetme që kishte refuzuar kërkesën për grevë të SBAShK-ut është Elena Stublla, motra e asamblistes në Podujevë, Adelina Stublla.

Kjo e fundit madje, po synon edhe karrigen e Forumit të Gruas së VV-së në degën respektive.

Këtë e ka konfirmuar vet Stublla përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".

"Të dashur miq, të dashura Gra dhe Vajza, të nderuar antarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë! Si anëtare dhe aktiviste e kahmotshme e Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2009, tri mandate si asambleiste e Lëvizjes, ku mandatin e fundit kam fituar pa kuotë gjinore kam shprehë vullnetin dhe gadishmërinë time që t'i futem garës si kandidate për kryetare të forumit të Gruas së Lëvizjes Vetëvendosje!", shkroi ndër të tjerash ajo.

Nacionale ndërkaq ka siguruar edhe foton e përbashkët mes dy motrave, që duket të jetë bërë në ndonjë prej restoranteve të vendit.

Lajme të ngjashme