Sindikalistët e arsimit dalin në terren: Greva nuk ndalet - NACIONALE

Sindikalistët e arsimit dalin në terren: Greva nuk ndalet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, kanë vizituar sot grevistët në komunën e Lipjanit dhe Shtimes.

Ata kanë vizituar shkollën “Ismail Luma” në Lipjan, dhe shkollën “Emin Duraku” në Shtime.

Sipas SBASHK, gjatë takimit me sindikalistët u bisedua për ecurinë e grevës si dhe për kërcënimet dhe presionet që kanë filluar të zhvillohen karshi sindikalistëve grevistë.

“Përkundër kësaj grevistët ishin të vendosur të vazhdohet me grevën pa marr parasysh presioneve kush i bënë dhe nga vijnë deri në realizimin e kërkesave tona që janë të njohura për publikun”.

“Përfaqësuesit e nivelit qendror të SBASHK-ut u thanë sindikalistëve se ata do të qëndrojnë të vendosur për të realizuar kërkesat e tyre, ndërsa për presionet u informuan se zyra ligjore pranë BSPK-së do të analizoj këto presione e kërcënime dhe do të përgatis kallëzim penal karshi atyre që kanë filluar të i bëjnë këto presione ose edhe ata që do ti bëjnë”.

“Greva vazhdon në gjithë Kosovën derisa Qeveria të reflekton, të bën zgjidhjen e kërkesave tona”, përfundon njoftimi.

Lajme të ngjashme