Osmani pas takimit me SBAShK-un: Mësimi duhet të fillojë menjëherë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje që procesi mësimor të fillojë, derisa tha se në takim me Këshillin e Prindërve, Këshillin e Nxënësve, BSPK-në, SBASHK-un dhe AK-në u diskutua mundësia që kjo të ndodhë nga e hëna e ardhshme.
Osmani në një konferencë për media, ka thënë se interesi i nxënësve është parësor.
“Sot në takim me Këshillin e Prindërve dhe Nxënësve diskutuam për shumë sfida, me të cilat fëmijët ballafaqohen në shkollat tona, që nga infrastruktura, cilësia në shkolla, ngacmimet seksuale e bullizmi”, ka thënë Osmani.
Tutje, ajo ka thënë se po përkushtohet “maksimalisht”, për të bgjetur një zgjidhje që procesi mësimor të fillojë sa më parë.
“Këtë përpjekje e kam ndërmarrë për inkurajim të të gjithëve, në mënyrë që të gjitha palët të angazhohen që procesi mësimor të fillojë. Greva të zëvendësohet me dialog të vazhdueshëm. E vlerësoj kontributin historik të mësimdhënësëve, dhe që po e jepin, për gjeneratat që do të vazhdojnë në rrugën e njëjtë”, ka thënë ajo.