Ish-analist Qorolli me logjikë bizare: Shumë gazetarë e analistë janë informatorë ose agjentë
Vigan Qorrolli, ligjërues/asistent në Universitetin e Prishtinës, ka shkruar një status të çuditshëm. Në fakt, status tërësisht të papranueshëm.
Duke bërë një krahasim mes dy kohërave krejtësisht të ndryshme, atë të mbretërimit të Ahmet Zogut, dhe shekullit 21, ish-kandidati i përhershëm për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese ka bërë një akuzë ndaj gazetarëve.
Ai ka thënë se gazetarët, analistët, portalistët etj. bëjnë role të dyfishta, atë të informatorit dhe të agjentit.
“Sot, me gjase, shume shkrimtare, medioker ose te medhenj, mund te jene agjente te enturazhit sekret.
Ne Kosove shume intelektuale, profesore, mjeke, diplomate, madje edhe gazetare, analiste dhe/ose portalist — bejne role te dyfishta. Jane informante ose agjente.”, shkroi z.Qorolli.
Ish-analisti, që duket se nuk po ftohet më nëpër media, ka bërë edhe një pyetje, thuajse po zbulon pyetjet inaguruese të filozofisë.
“A e dini qe i pari shef i sherbimit sekret shqiptar ka qene nje shkrimtar?
Ne vitin 1921, Ahmet Zogu, e vuri ne krye te spiunazhit 🇦🇱 shkrimtarin e mirenjohur, Haki Stermilli.”, ishte pyetje të cilës ai iu përgjigj vetë.
Qorolli disa herë ka tentuar të bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por gjithnjë pa sukses, duke mos arritur votat e mjaftueshme.
Për fat të keq, për shkak se nuk po ftohet në debate televizive zotit Qorrolli nuk do të mund t'ia bëjmë një profil si analistëve tjerë.

