Hoxha godet Kurtin: Po favorizon oligarkët e po shkatërron bizneset e vogla - NACIONALE

Hoxha godet Kurtin: Po favorizon oligarkët e po shkatërron bizneset e vogla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti nga Prizreni Fadil Hoxha ka bërë një koment goditës ndaj Qeverisë Kurti II sa i përket shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Ai ka thënë se edhe pse deklarativisht Qeveria Kurti II është kundër oligarkëve, gjendja faktike është e kundërta.

“Qeveria Kurti, që gjoja është kundër oligarkëve, favorizon bizneset e mëdha të shitjes së derivateve të naftës, ndërsa ngulfatë shitjen me pakicë.

Oferta e ditës se djeshme dhe sot nga shitja me shumicë ka qenë 1.75 euro për një litër të dizelit, ndërsa kufizimi qeveritar ishte 1.67 euro!” – ka thënë z. Hoxha.

Ai më tej ka komentuar duke thënë “këta njerëz (pushteti) ose janë shumë të padijshëm ose me qëllim po i shkatërrojnë bizneset e vogla e favorizojnë të mëdhatë,”

Statusi i plotë:

Qeveria Kurti, që gjoja është kundër oligarkëve, favorizon bizneset e mëdha të shitjes së derivateve të naftës, ndërsa ngulfatë shitjen me pakicë.

Oferta e ditës se djeshme dhe sot nga shitja me shumicë ka qenë 1.75 euro për një litër të dizelit, ndërsa kufizimi qeveritar ishte 1.67 euro!

A ka kund në botë si në këtë qeverisje ku biznesi blen një produkt me 1.75 euro dhe detyrohet që ta shesë me 1.67 euro e që do të thotë me humbje 8 euro cent për litër e pa i llogaritur shpenzimet që bën biznesi?!

Këta njerëz ose janë shumë të padijshëm ose me qëllim po i shkatërrojnë bizneset e vogla e favorizojnë të mëdhatë, ndonëse është krejtë e kundërta e asaj që proklamojnë në fushatë zgjedhore.

Lajme të ngjashme