Gjendet i vdekur te “Shpella e Burrnikut” 91 vjeçari i zhdukur qe dhjetë ditë
Policia e Kosovës ka njoftuar se disa qytetarë e kanë gjetur të vdekur plakun që ishte zhdukur tash e dhjetë ditë.
Policia rajonale në Ferizaj ka njoftuar se informacionin për gjetjen e plakut në mëngjesin e sotëm.
Plaku në fjalë me emrin Ilaz Sejdiu është gjetur te vendi i quajtur “Shpella e Burrnikut” në fshatin Burrnik të Ferizajt.
“Ekipe të policisë, krimteknikët dhe hetuesit rajonal janë në vendin ku është gjetur trupi i tij, ndërsa janë njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për veprime tjera hetimore.”
Policia ka falenderuar të gjithë qytetarët e angazhuar në gjetjen e të moshuarit tashmë të ndjerë.