Foto që ta copëton zemrën: Babai i vogëlushes që u vra në Himarë sulmon vrasësin - NACIONALE

Foto që ta copëton zemrën: Babai i vogëlushes që u vra në Himarë sulmon vrasësin

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Vazhdon edhe më tutje të jetë kryetemë te mediat poshtë kufirit shqiptaro-shqiptar.

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, e vrarë nga një polic që po drejtonte skafin e tij në plazhin e Potamit, ka ngjallur shumë reagime.

Pamjet e babait që sulmoi vrasësin e më pas vendosi duart mbi kokë, gjithashtu morën dhenë, me ç'rast vërshuan kritikat ndaj shtetit shqiptar, që është nga të vetmit ku personat e pasionuar pas motorave të ujit afrohen deri te vendqëndrimi në bregdet.

Reagimet

I pari që reagoi ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” hodhi kritika ndaj shtetit, duke thënë se në plazhet e Shqipërisë nuk ka siguri.

“Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm! Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona. Sb”, shkroi kreu opozitar.

Përveç Berishës, për rastin u deklarua edhe gazetari Blendi Fevziu.

Ai duke thënë se pa folur për rastin në veçanti duke mos pasur më tepër informacione, publikoi një video, duke thënë se kjo është një histori e paralajmëruar tash e një kohë.

“Nuk i di rrethanat e aksidentit dhe nuk merrem dot me to pa pasur me shume detaje. Por e di shume mire qe kjo eshte nje nga historite e paralajmeruar cdo dite. Qe prej me shume se 15 vitesh flas cdo sezon personalisht me Ministrat e Brendshem dhe Drejtorat e policise i trembur nga kjo barbari. Si notar dhe zhytes i perditshem jam i tmerruar nga imazhet qe shoh. Deti shqiptar eshte nje xhungel ku ligjin nuk e ben as policia, as pushteti lokal as ministria e turizmit, as marina dhe askush tjeter. E bejne bandite dhe trafikante qe pasi parkojne makinat luksoze dhe te pajustfikuara terbojne plazhet me performancen e jet skive dhe jane bere tmerri i pushuesve. E bejne femijet e biznesmeneve te papergjegjshem qe nuk e kuptojne se me parate e tyre mund t’ju blejne femijeve te mira materiale por jo te drejten per te neperkembur dinjitetin e pushuesve te tjere”, tha ndër tjerash Fevziu, postimin e plotë të të cilit mund ta shikoni më poshtë.

Kritika ndaj Ramës

Në anën tjetër, aktivistja Elona Caslli kritikoi policin, respektivisht vrasësin, duke e akuzuar se ka guximin që edhe t’i kundërvihet babait të vogëlushes që humbi jetën për shkak të manovrave të pakontrolluara të efektivit.

“I vrave fëmijën. Ulu në gjunj para tij dhe lërja në dorë jetën tënde.Ky gjësendi me brekë rozë është polici që shkaktoi vdekjen e vajzës 5 vjeç sot në Himarë. Si gjësend pa ndjesi dhe pa asgjë prej njeriu, ka guximin dhe të mbrohet teksa i ati i vajzës me zemrën e shkulur nga dhimbja afrohet.Ky gjësendi me brekë rozë, po të ishte burrë dhe jo gjësend, duhet të ulej në gjunj para prindërve të vajzës dhe ta linte jetën e tij në duart e tyre duke thënë; - E bëra. Keni të drejtën me ma marrë jetën se ju shkula zemrën. Këtë gjë duhet të kishte bërë ky gjësend, ky polic i akuzuar më parë për kultivim dhe trafikim hashashi.Gjësendi jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por ka qendruar krejt i patrazuar në pritje të policisë teksa i ati ka zënë duart me kokë nga tragjedia e ndodhur për pushimet e verës.Post Scriptum- Në timon të skafit nuk ishte një adoleshent. Në timon të skafit ishte një polic që supozohet të jetë rojtar i jetës dhe jo shkaktar i vdekjes”, tha Caslli në rrjetet sociale.

Kurse, gazetari shqiptar Ermal Mulosmani shfrytëzoi rastin që të kritikojë edhe më kryeministrin Rama, duke i etiketuar si perversitet skllavopronari të bëmat e të parit të ekzekutivit shqiptar.

"Pak më parë thashë që nuk di se çfarë mund tu bëjë pushteti më shumë të qeverisurve të vet sesa ti vrasë me uniformë polici dhe arrogancë e kapardisje maskarai e hajduti të neveritshëm. Por e kisha gabim. Pushteti jo vetëm të vret me kriminelë me uniformë por nuk të lë as të bëzash.Sipas Kryeministrit të vendit, askush nuk duhet të bëzajë sepse këtu është një fatkeqësi! Fatkeqësi që kryepolici i korruptuar e trafikant vjen deri në bregun ku lahet populli për të marrë gruan sepse, helbete, çu pa puna po nuk u kapardis pak faqe këtyre qyqarëve popullorë? Fatkeqësi që ecën me shpejtësi skëterrë mespërmes plazhistëve qyqarë që përpiqen të zhduken të lemerisur! Fatkeqësi që rojet kufitare e respektojnë këtë trafikant vrasës me uniformë kryepolici? Këtu ka kaluar çdo kufi etike! Fundja jetojmë në një vend ku Kryeministri deklaron në Parlament se këtij populli nuk i ngrihet...Prandaj edhe lexojmë këtë perversitet skllavopronari që na hakërrehet edhe pse na dhëmb kur na rrah!", shënoi Mulosmani.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00. Punonjësi i policisë së Elbasanit, Arjan Tase, duke drejtuar mjetin lundrues, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, skafi ka goditur vajzën në afërsi të bregut. Fëmija me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë me familjen, por ishin kthyer në atdhe për pushime.

Lajme të ngjashme