Farmacisti e puth dhe e prek gruan që kërkon të bëjë abort: Shpirt... - NACIONALE

Farmacisti e puth dhe e prek gruan që kërkon të bëjë abort: Shpirt...

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e vështirë të shikohet e të kuptohet ka ndodhur në Shqipëri, ku përfshihet një grua që kërkon ilaçe aborti në një farmaci, por punonjësi aty ka pretendime tjera.

Ngjarja është publikuar në emisionin “Stop”“RTV Klan”, derisa tregon një grua duke u futur në një farmaci dhe kërkon ato që i quan “kokrra aborti”.

Medikamentet e tilla paraprakisht shpjegohet se nuk janë legale dhe se futen në territoret shqiptare duke u kontrabanduar, për shkak të rregullave e ligjeve mjekësore që parandalojnë përdorimin e tyre në një periudhë të caktuar kohore të shtatzënisë.

Zonja, e cila xhiron tërë ngjarjen, thotë se është gjashtë javëshe, ndërsa fillon bashkëbisedimin me farmacistin, i cili i thotë se duhet të bëjë ca telefonata për të siguruar medikamentin.

Zonja rikthehet më vonë dhe aty fillojnë gjërat të shndërrohen në neveritëse, përfshirë tentativat për ta puthur pa konsent dhe uljen në prehër me forcë.

Farmacisti e dërgon në dhomën prapa ambientit të shitjes, derisa refuzon myshterinj të tjerë të futen, pasi në kokën e tij duket qartë se kishte plane tjera.

Pasi e fut prapa, ai fillon ta puthë, prekë dhe ta ulë në prehër, pavarësisht rezistencës së vazhdueshme të zonjës.

Eventualisht, ai dorëzohet duke u munduar ta shpaguajë veten teksa thotë se e bëri për ta ndihmuar, megjithatë, mbeten pamje tejet të rënda të shikohen.

Shikoni më poshtë storien e publikuar në “Stop”. (Nëse nuk hapet nga faqja e Nacionales, klikoni në shkrimin 'Watch on YouTube').

Lajme të ngjashme