Emërimi i mbesës së Kokaj si sekretare, Smajljaj: Kur shteti konceptohet si shërbëtor i zaptive - NACIONALE

Emërimi i mbesës së Kokaj si sekretare, Smajljaj: Kur shteti konceptohet si shërbëtor i zaptive

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj ka reaguar pasi Qeveria sot ka emëruar Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit, Fadile Dyla, e cila është mbesë e deputetit të LV-së, Jahja Kokaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo parti nuk ndryshon nga partitë tjera.

Kur shteti konceptohet si shërbëtor i zaptive, atyre që e kanë kapur aktualisht shtetin. Si kapës aktual, ke të drejtë legjitime (jo edhe legale) që të kapësh atë që ofron shteti, të mirat publike që i ofron shteti, duke i dislokuar ato nga përfitime publike në pëfitime personale, familjare, fisnore, ilakore, sebepore, klanore, partiake, e organizmave tjerë informal”, ka shkruar Smajljaj.

Lajme të ngjashme