E pakonfirmuar: Telefoni i të dyshuarit për krimin në QKUK jep qasje në Vushtrri
Nga raportimet e fundit të gazetës Sinjali rezulton se Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në katër lokacione në qytetin e Vushtrrisë për të dyshuarin për vrasjen e mbrëmshme makabre të Hamide Magashit, gruas shtatzënë.
Policia tashmë e ka shpallur në kërkim të dyshuarin 31 vjeçar dhe ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij me anë të Facebook-ut.
Burimet e Sinjalit kanë thënë se bastisjet ishin kryer për shkak se telefoni i tij kishte pasur qasje në lokacionin e lartpërmendur.
Por, edhe më tej i dyshuari për krimin e rëndë nuk është zënë.
Nacionale po provon që në mënyrë të pavarur të konfirmojë këto informacione të reja nga autoritetet e vendit.
Gjatë mëngjesit të sotëm u gjet edhe vetura e të dyshuarit në komunën e Shtimjes.
E përditësuar: Jozyrtarisht burime të Nacionales kanë mbështetur këto pretendime.
