‘E kam bërë me vetëdije’, ‘nuk ma nin të mbys’: Çka tjetër thuhet në letrën e Sokol Halilit? - NACIONALE

‘E kam bërë me vetëdije’, ‘nuk ma nin të mbys’: Çka tjetër thuhet në letrën e Sokol Halilit?

1 vit më parë

nga Eriola Cacaj

Sokol Haliti, pas vrasjes së ish-gruas së tij, Hamide Magashi, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ka bërë vetëvrasje.

Familjaret e Sokol Halitit, kanë bërë të ditur se para vdekjes, djali i tyre ka lënë një letër, ku ka treguar rrjedhën e kësaj ngjarje.

Në letrën që pretendohet se Sokoli ia ka lënë familjarëve të vetë, thuhet se ish-gruaja e tij, ka pasur plan që fëmijën kur ta lindë ta merr me vetë dhe ta rris tek shtëpia e babait të vet, kështu siç pretendohet në letër, duke i dhuruar Sokolit 25 mijë euro që ai ta pranonte këtë gjë.

Mirëpo sipas Sokolit, këtë gjë e kishte kundërshtuar qysh nga fillimi dhe i njëjti ka thënë se vrasjen ndaj ish-gruas së tij e ka bërë me plotë vetëdije.

“Kisha dashtë në pika të shkurta me tregu të vërtetën. Këtë punë e kam kryer me plotë vetëdije, por edhe i kam kallxu ish-gruas time se nuk e kam tradhtuar, po e ka ditë, edhe kërkun, çka u folë e çka po flitet nëpër media dhe teleivizone nuk është folë askund e vërteta. Në pika të shkurta me kallxu sa për raportet. Shumë raportet e mira i kem pas që kam fakte, e fakte me iu tregu, po gruaja ime pasi ka mbet shtatzënë, ma tregoi një plan të i cilin e kishte menduar dhe të cilin e kishte folur me motrat e saj, kur e kuptoi që është shtatzënë, më patë thënë me bë një marrëveshje veç unë edhe ti. Më patë thënë të paguaj sa të shkon një gjak, t’i dha 25 mijë euro, këtë foshnje që e kam në bark, me më çu ti te shpija e babait tim, dhe me rritë unë këtë fmi me “vakaf” të babait tim, edhe me zënë hise të shtëpia e babait tim, këtë punë nuk duhet me e ditë kërkush, po veç unë e ti, dhe sa herë të duash thirrëm, dalim nëpër motela, hotela, ku t’më thuash, unë vi. Unë i kam thënë nuk shes fmi me pare, dhe nuk ka pare që ma…”, thuhet në letrën që pretendohet se Sokoli ia ka lënë familjarëve të tij pas vetëvrasjes.

Tutje në këtë letër pretendohet se Sokoli ka shkruar se këtë gjë nuk kishte mundur me leju, që fëmija e tij të rritet në një shtëpi tjetër, e larg tij.

“Unë i kam thënë ma përpara ia mendoj vetit varrin, se sa e bëjë këtë punë kështu dhe kurrë nuk mundem me e leju dhe nuk mundem me përballu këtë punë kështu, fëmija jem me u rritë larg meje në vend tjetër, në tjetër shtëpi se unë e kom lut Zotin nersy teje, ti mirë e din qysh thojsha o Zot falma një fmi të shëndoshë e të mirë, e ti qysh më paske marrë me ksi plane në qafë më paske marrë, edhe kurrë mos ma përmend se nuk mundem me e bë këtë punë i kom thanë. Edhe kurrë mos ma përmend se unë jam dëshmitar që e kam dëgju kur ka fol me motrat e veta dhe iu ka thënë, ja motër nuk po pranojke ky ashtu qysh e kemi pas plan, fminë e vet nuk po e lejke edhe ma mirë me e lanë këtë punë krejt”, thuhet tutje në këtë letër.

Gjithashtu në këtë letër, thuhet se Hamidja këtë planë e kishte bërë së bashku me motrat e saj, të cilat çdo ditë e kanë telefonuar duke i ofruar ndihmë.

Ai ndër të tjera ka thënë se e kishte paralajmëruar çdo herë ish-gruan e tij që të mos bënte ndonjë tradhti në fëmijë.

“ Ato gjatë gjithë kohës sa herë e kanë thirr në telefon i kanë thënë hajt motër se të ndihmojna na se nuk ka çka me të bë hiç ai ty dhe motrat e veta e kanë marrë në qafë, e kanë shti me ardhë puna qitu, se t’u i thënë na të ndihmojmë, na të përkrahim edhe unë kur i nijta këto fjalë i thash, ngo mirë çka po të them më mirë leje këtë punë, e të krijojmë familje si krejt se unë nuk mundem me e bë këso punë dhe nuk e keni gjetë njerin ju me bë këso krime, se unë jam shumë njeri i vendosur dhe njeri familjar, edhe më kan puna me të mytë veç ty, nuk ma nin të mbys, po masi je shtatzënë me fëmijë tem, me djalin tem, po ta jap fjalën, se në qoftë që ma bënë ndonjë tradhti, lidhje për fmi, kam me të mbytë ty edhe vetën, a fëmijën nuk mundem me lënë ashtu, po ma mirë të bie mos më merr në qafë kështu mu edhe fëmijën tim, se ti mirë e din qysh e kam lutë Zotin për me na fal Zoti fmi e ti mos ma bë kështu pa asgjë se me merr në qafë mu, fëmijën tim, vetën”, thuhet në letër.

Sokoli në letër ka treguar se ish-gruas së tij, që nga fillimi i kishte thënë se ose do të jetojnë të tre të lumtur ose do të vdesin të tre së bashku.

“Se i kam thënë qysh në fillim mos ma e bë këtë se ose kemi me jetu të tretë të lumtur ose kemi me vdekur të tretë bashkë, se nuk muj me e leju këtë punë kështu unë me nejt larg fëmijës tim dhe fjalën kam me e mbajt”, thuhet në këtë letër.

Sokol Haliti ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e tij, dy ditë pasi që kishte vrarë gruan e tij, Hamide Magashin.

Hamide Magashi, 35 vjeç, u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili. Viktima, ishte shtatzënë dhe pritej që ditën tjetër, të lindte foshnjën e saj.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, rasti i rëndë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:00.

Nacionale, gjatë ditës së enjte qëndroi te shtëpia e familjes së viktimës, ku mësuam se Hamide Magashi do të lindte me operim, të enjten e 1 dhjetorit.

Lajme të ngjashme