Letra e plotë: Gjithçka që thuhet në letrën që pretendohet se Sokol Halili e la para se të vriste vetën - NACIONALE

Letra e plotë: Gjithçka që thuhet në letrën që pretendohet se Sokol Halili e la para se të vriste vetën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një letër e publikuar nga televizioni “T7”, po raportohet se është lënë nga tashmë i ndjeri, Sokol Halili, i cili dyshohej se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë, Hamide Magashi.

Letra, që pretendohet se është shkruar nga vetë ai para se të kryente vetëvrasje, flet për shumë gjëra ku Halili, duket se e akuzon bashkëshorten e tij se ka dashur “t’ia shesë fëmijën” me një marrëveshje.

Në këtë letër, thuhet se Sokol Halili i kishte thënë bashkëshortes së tij, se në rast që ajo merr fëmijën në shtëpinë e babait të saj, do të vriste.

Deri më tani, ka pasur reagime të ashpra pas publikimit të kësaj letre, të cilën opinioni publik e ka cilësuar si “manipulim” dhe “tentativë për të shpërlarë vetën”.

Letra e plotë:

Kisha dashtë në pika të shkurta me tregu të vërtetën. Këtë punë e kam kryer me plotë vetdije, por edhe i kam kallxu ish-gruas time se nuk e kam tradhëtuar, po e ka ditë, edhe kërkun, çka u folë e çka po flitet nëpër media dhe teleivizone nuk është folë askund e vërteta. Në pika të shkurta me kallxu sa për raportet. Shumë raportet e mira i kem pasë që kam fakte, e fakte me iu tregu, po gruaja ime pasi ka mbet shtatzënë, ma tregoi një plan të iclin e kishte menduar dhe të cilin e kishte folur me motrat e saj, kur e kuptoi që është shtzënë, më patë thënë me bë një marrëveshje veç unë edhe ti. Më patë thënë të paguaj sa të shkon një gjak, t’i dha 25 mijë euro, këtë foshnje që e kam në bark, me më çu ti te shpija e babait tim, dhe me rritë unë këtë fmi me “vakaf” të babait tim, ehde me zënë hise të shtëpia e babait tim, këtë punë nuk duhet me e ditë kërkush, po veç unë e ti, dhe sa herë të duash thirrëm, dalim nëpër motela, hotela, ku t’më thuash, unë vi. Unë i kam thënë nuk shes fmi me pare, dhe nuk ka pare që ma…

Më ke marrë në qafë, kështu edhe unë nuk kam fëmijë me shitë, edhe pse kur e ke pasë këtë plan, nuk u “shkërdhjeshe” udhës e me marrë fëmijë, po më ke marrë në qafë mua kështu me kësi plane të tuat dhe kurrë mos ma përmend më këtë punë se unë nuk të kam marrë ty për me të shitë fmi, pot ë kam marrë për me kriju familje ktu qysh e ka lanë Zoti. Ajo më patë thënë m’u pas “shkërdhy” rrugës nuk më kishin pranuar kojshia, e as rrethi familjar, as familja e ngushtë se më kishin thanë ky është kopil, kah e ke marrë këtë, e kështu e dijnë që kam qenë e martuar, jena nda, fminë e kam me burrë timin, dhe fëmija e di kë e ka babë dhe mua kërkush nuk mundet me më thënë asgjë. Me një fjalë, e kish pasë veç me i qitë vetës zë që ka qenë e martume edhe mos me i thënë kojshia që e ke kopil edhe mos me i thënë asgjë dhe me e rritë fminë tem atje. Mu më thojke se t’la unë ty në javën e parë, martohu me tjetër, me kën të duash ti, dhe maro fmi të tjerë dhe mua lem qishtu, ta rriti fëmijën qysh po të them. Unë i kam thënë ma përpara ia mendoj vetit vorrin, se sa e bëjë këtë punë kështu dhe kurrë nuk mundem me e leju dhe nuk mundem me përballu këtë punë kështu, fëmija jem me u rritë larg meje në vend tjetër, në tjetër shtëpi se unë e kom lut Zotin nersy teje, ti mirë e din qysh thojsha o Zot falma ni fmi të shëndoshë e të mirë, e ti qysh më paske marrë me ksi plane në qafë më paske marrë, edhe kurrë mos ma permend se nuk mundem me e bë këtë punë i kom thanë. Edhe kurrë mos ma përmend se unë jam dëshmitar që e kam dëgju kur ka folë me motrat e veta dhe iu ka thënë, ja motër nuk po pranojke ky ashtu qysh e kemi pasë plan, fminë e vet nuk po e lejke edhe ma mirë me e lanë këtë punë krejt. Ato gjatë gjithë kohës sa herë e kanë thirrë në telefon i kanë thënë hajt motër se të ndihmojna na se nuk ka çka me të bë hiç ai ty dhe motrat e veta e kanë marrë në qafë, e kanë shti me ardhë puna qitu, se t’u i thënë na të ndihmojmë, na të përkrahim edhe unë kur i nijta këto fjalë i thas, ngo mirë çka po të them më mirë leje këtë punë, e të krijojmë familje si krejt se unë nuk mundem me e bë këso punë dhe nuk e keni gjëtë njerin ju me bë këso krime, se unë jam shumë njeri i vendosur dhe njeri familjar, edhe më kan puna me të mytë veç ty, nuk ma nin të mbys, po masi je shtatzënë me fëminë tem, me djalin tem, po ta jap fjalën, se në qoftë që ma bënë ndonjë tradhëti, lidhje për fmi, kam me të mbytë ty edhe vetën, a fëmijën nuk mundem me lënë ashtu, po ma mirë të bie mos më merrë në qafë kështu mu edhe fëmijen tim, se ti mirë e din qysh e kam lutë Zotin për me na fal Zoti fmi e ti mos ma bë kështu pa asgjë se me merr në qafë mu, fëmijën tim, vetën. Ok mendova që u kuptuam, pas një kohë, këto nuk e kishin ndalë planin e tyre dhe më ftuan në drekë motra saj e vogla te shtëpija e prindërve të vet, që kish pas jetu gjashtë ditës përpara, na e ka caktu ditën kur me shku në drekë dhe unë e kom qu dhe kur e kam shku atje, e kom vet motrën e saj a e ki burrin këtu, ajo më ka thënë jo, ani kom thënë hini ju rrini se unë po dal po e pi një kafe dhe kur të doni ju më thirrni dhe pas një ore e 40 minuta, më thirri mua një numër. Kur e qela, më thanë jemi prej stacionit të Policisë dhe shpejt hajde në stacion të policisë në Lipjan. Unë thash po more, nuk ka problem, po arsyeja. Tha arsyeja, e ke pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten, ok thash gruan e kam në Llugagji, veç po shkoj po e marrë dhe po vijmë menjëherë, kur po shkoj aty, e pash kerrin e policve te shtëpia e saj, kam mundur as mos të afrohem, ka pasë rrugë për me u largu, por nuk e nijsha vetin fajtorë kurgjo dhe kam shkuar tea ta direct dhe i kemi kryer të gjitha rregullat, qysh i ka Policia e Kosovës. Ma kontrolluan mua veturën dhe nuk gjetën asgjë dhe më morën më dërguan në Stacion të Policisë në Lipjan dhe e ftuan stacionin e Policisë të Shtimes për me ardhë me më marrë dhe ajo ish-gruaja ime ka ardhë me kerr me dhëndrin e Mirashit dhe me motren e vet të madhe në Shtime në stacion, kanë folë, janë mundur me më rëndu me fjalë, mendja e tyre me më shti në burg dhe kur të lind kjo, unë me qenë në burg dhe kjo me e lind fëmijën, me marrë me rritë te shtëpia e babës të vet, me fjalë ish mundu me më rëndu shume, po Policia kur i kanë thënë a ke pasë ndonjëherë dhunë fizike prej tij, kjo ka thënë jo, me më rreh nuk më ka prek në dorë, as nuk më ka shty, por veç me fjalë më ka thënë gjithçka. Policia e kanë dërgu te mjeku mos ka ndonjë shenjë dhune, dhe nuk ka pasë, kur më kanë qitë në gjyq civil në Ferizaj edhe aty sy me sy më ka thënë nuk kam thënë as nuk them që me ke rreh më ke godit kurrrë, dhe asnjë fjalë nuk e ka thënë në stacion të Policisë në Shtime kur kemi dal në gjyq në Ferizaj sy me sy, më shumë se gjysmën e fjalëve nuk ka mundur me i thënë në sy sepse kanë qenë shpifje të tyre që e kanë shti motrat e veta. Motëe të ndihmojna ne për punë të fëmijës kur më patë thënë, se jena kanë bashkë, lema fmijën unë ta paguaj sa të duash para, veç me ma lanë, unë i kam thënë jo dhe tani më pat thënë unë të shti nëpër gjykata e nëpër polici dhe të bie më keq ty. Unë i kam thënë shtinum ku të duash, se nuk ta bëjë këtë marrëveshje kurrë dhe tani më pat thënë kur ta lindi fëmijën, unë ta ndërroj, ty ta jap tjetër, kurse atë tonin shkoj e marrë vet. Pas disa kohe, unë i kam thënë kjo çka je tu thënë është krim.

Edhe sa për këto fjalët që po fliten nëpër media, dhe nëpër televizione, asnjë fjalë e vërtetë nuk po flitet. Sa i përket nënës time që po përmendet nga motrat e saj, prej 17 shkurtit deri më 6 korrik në ditën kritike, nëna ime ka qenë vetëm 3 herë, ka qenë 1 herë kur i ka ftu motra e saj për iftar prindërit e mi, dhe ish-gruan time. Një herë bashkë kemi shku me nënën për festë të Bajramit dhe në ditën kritike, ditën e fundit kur na thirrën në drekë dhe na tradhtuar në bukë të vet, në shtëpi të vet, pa kurrfarë konflikti, pa kurrfarë problem dhe kurrë nëna ime nuk ka qenë më shumë se kaq herë, në ditën kritike më 6 korrik, që më shtinën në polici e kam parë që pernime e paska pasë punën e fëmijës edhe pse më shtini në polici, dhe pse më shtini në Gjykata, unë gjatë gjithë kohës e kam lutë, mos ta lëmë fëmijën jetim. Ja kom çu dajtë e vet për me afruar punën, nuk kanë dashtë me i rënë pas kësaj pune, veç kanë kujtuar që lehtë është me ia marrë dikujt fëmijën. Sa për këtë punë, që më kanë shkru për dhunë në familje, kur e pash, dhe kur e lexojsha, sa herë e kam parë të shkruar në emër timin kishte për dhunë në familje, më vijke marre, se kurrë nuk është e vërtetë. Sa për këtë, policisë kanë qenë dhe janë shumë të drejtë se nuk kanë parë, as nuk kanë gjetë kurrfarë dyshimi që ka pasë dhunë në familje dhe nuk është e vërtetë kurrë që ka pasë ndonjëherë dhunë në familje, por krejt këta ma kanë bërë për punë, me ma marrë fëmijën, me çu me rritë te shpija babës të vet, te “vakafi” i babës të vetë. Se unë më herë këto fjalë “vakaf” s’i kam kuptuar, por ajo thojke vetë dhe unë ia kam dhënë fjalën asaj, se nëse bën kështu, unë kam me të mbytë dhe mbasi është fëmija im, aty kam me mbytë edhe vetën dhe kur kam shkuan unë në spital, kam hy brenda në korridor dhe jam ulë kur ka dalë ajo prej derës së sigurimit për me dalë jashtë, port ë kishtë pasë najherë dhunë prej meje, psiqikisht apo fizikisht, ish kthy kur më ka parë, pork ur më ka pa, veç më ka shiku dhe nuk u kthy dhe erdh kah unë, rreth meje, dhe ka dalë jashtë dhe unë pas pak sekondave, jam çu, kam dalë jashtë pas saj. Kur kam dalë jashtë, ajo ka qenë me një shoqe të saj, iu kam afru, i kam folë, dhe e kam lutë me fjalët më të mira për mo sme e lënë fëmijën jetim dhe e kam lutë me fjalën me të mira me u bë mirë, dhe iu kam lutë, iu kam përul dhe i kam ra në gjunjë aty për aty, më tha këtij fmijes nuk mundet me i dhënë gji nëna jote, por këti fëmijes une duhet me i dhënë gji dhe të kam tregu, nuk ke dashtë me e marrë vesh dhe tash me një seancë e ke të gjyqit, fëmija më takon mua, dhe ti bë çka të duash se unë të kam kallxu për punë të fëmijës pikë për pikë. Këto fjalë të fundit, ndoshta nuk kam mujtë e nuk muj me i kallxu, por përfarësisht rreth kësaj temës e këtij muhabeti të fëmijës kanë qenë fjalët dhe kur më tha aty për aty për fëmijë, ashtu unë i kam tregu se nuk mundem ashtu me e lënë fëmijën tim dhe në moment, e kamë nxjerrë alltinë dhe i kam shkrep dy herë në gjoks dhe ka rënë në tokë, i kam shkrepë edhe një herë në kokë dhe kam pasë qejf me ia pa ceremoninë e varrimit dhe kam pasë qejf me e pa se a po flitet fjala e vërtetë se kam mujt me shku kry për kry me ta, pork am pasë qejf me e pa edhe me e dëgju qysh po shko e vërteta. Gjithë mediat dhe televizioni dhe të gjithë njerëzimi I familjes së saj dhe të tjerët që kanë folë me fjalë të njerëzve të familjes së saj, në asnjë moment nuk është folë e vërteta dhe do gazetare “të pshu***ta” do gazetare me gojë si qerap të çkyme, si “b***ë të çkyme”, që flasin me fjalë të tjerëve dhe nuk shkojnë me pyet në gjykatë çka ka thënë ish-gruaja sado pak që kuptohet çka ka qenë e vërteta, e jo me folë çka thonë të tjerët, secili në qef në veta dhe iu kasha lut të gjithëve mos e hupni shpresën në Zotin e madh dhe në shtetin tonë dhe në policinë tonë, se shumë janë të drejtë dhe të kuptueshëm, po mos u mirrni me media çka flasin. Qitshi gazetare apo avokate, qitshi “p**** apo p***** se nuk po e kërkojnë të vërtetën, po veç po mundohen kishte unë po di më mirë se tjetri bre pjellën e nënës ua q*** se kushdo dhe kurdo ka me u zbulu qysh kanë qenë rrethanat, a ka qenë e dhunuar a nuk ka qenë. Le të shkojnë në gjykatë, le të kqyrin qysh kanë folë kur kanë dalë sy me sy, dhe unë kam dashtë me e kallxu të vërteten qysh shkon gjithmonë dhe jam arratis për me e pa dhe për me e tregu fytyrën e shpifjeve dhe për me e tregu të vërteten, a unë fjalën kam me ia mbajt ish-gruas time dhe për së vdekuri, se i kam thënë qysh në fillim mos ma e bë këtë se ose kemi me jetu të tretë të lumtur ose kemi me vdek të tretë bashkë, se nuk muj me e leju këtë punë kshtu unë me nejt larg fëmijës tim dhe fjalën kam me e mbajt dhe mos shpifni se marrë duhet me iu ardhë me folë në television dhe në media të pavërteta, kur nuk e dini qysh është e vërteta.

Lajme të ngjashme