E dhimbshme: Qytetari që kërkoi më shumë vrasje të grave endet i lirë, protestuesja arrestohet - NACIONALE

E dhimbshme: Qytetari që kërkoi më shumë vrasje të grave endet i lirë, protestuesja arrestohet

1 vit më parë

nga Arta Avdiu

Kur piloti grek 33 vjeçar, Babis Anagnostopoulos kishte vrarë gruan e tij 20- vjeçare, Caroline Crouch, Greqia ishte shokuar. Vrasja e Carolinës ishte tema kryesore në vend për gjatë gjithë verës së 2021-tës. Ndërsa në Kosovë vrasja e grave trajtohet një ditë më së shumti. Pikërisht siç tha kryeministri Kurti: "Zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt. Një a dy protesta të nesërmen, dhe- mirupafshim pas vrasjes së ardhshme".

Në rastin e viktimës në QKUK gjërat shkuan më ndryshe, për shkak se ajo u vra në një institucion publik, dhe për këtë arsye mund të përdorej edhe politikisht (pro dhe kundër qeverisë), por jo për rëndësinë e jetës dhe sigurisë së grave. Po të mos ishte ky element elektoral, rasti do kalonte si për rastin e mësueses së shkollës fillore "Dardania", Sadije Godeni.

Në rastin e vrasjes së 35-vjeçares në Qendrën Klinike Universitare shteti ka dështuar tërësisht. E para që nuk e mbrojti viktimën nga dora e vrasësit e më pas me reagimet e udhëheqësve institucional. Vrasësi ishte në arrati deri sa vrau veten, ndërsa aktivistet për drejtat e grave që protestuan kundër dështimit të shtetit, u burgosën me shpejtësi të dritës.

Gjithashtu, të lirë vazhdojnë të shkruajnë në rrjete sociale gjithë ata që nxisin dhe duartrokasin vrasjen e grave.

Statusi nr. 1. Xhelal Sveçla

"Si të gjithë qytetarët e vendit tonë, jam tronditur nga vrasja makabre e Hamide Magashit", shkruan ministri i brendshëm, Xhelal Sfeçla.

Komenti jem:

Ministrit të Brendshëm iu deshën 20 orë për t'u deklaruar për vrasjen në QKUK, dhe kjo jo për të dhënë dorëheqje, por për të na treguar se është i shokuar nga vrasja. Veprimi institucional në rastin e Hamides, ka dështuar. Gruaja është dashur ta ketë pranë së paku një polic që ta zbatonte vendimin e gjykatës për udhërmbrojtje.

Policia nuk e ka zbatuar urdhrin e dhënë nga gjykata, duke shkaktuar pasoja fatale. Dorëheqja duhet të ndodhë. Sepse përgjegjësia është institucionale. Nuk mjafton vaji e qirrja e qeveritareve në rrjete sociale. Duhet veprime konkrete.

Statusi nr.2: Shkëlzen Gashi

Sepse për 20 vjet kosova s’arriti me kriju organe profesionale gjyqësore, policore, shëndetësore”, ka shkruar analisti Shkëlzen Gashi në Facebook.

Komenti jem:

Në fjalinë e parë ka plotësisht të drejtë. Në rastin e vrasjes së Hamide Magashit kanë dështuar organet gjyqësore, policore, shëndetësore. Por, më pas Shkëlzen Gashi nis të fajësojë edhe opozitën, më shumë mundësi ka të drejtë, por pse përmenden ata tani? Po ju kërkon edhe atyre dorëheqjen apo çka? Ai i fajëson të gjithë, për të mos fajësuar kryefajtorët: pushtetin aktual. Një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur Qeverinë Kurti nëpërmjet shpërndarjes së fajësisë tek të gjithë.

Statusi nr.3: Gresa Hasa

“Ndëshkohet për protestën e djeshme Neri Ferizi, duke u mbajtur 48 orë në qeli teksa kriminelët, të pajisur me armë zjarri, lejohen të enden të lire”, shkruan aktivistja për të frejtat e njeriut, Gresa Hasa.

Komenti jem:

Plotësisht e drejtë. Gjyqësori dhe policia dhëmbët i tregojnë ndaj aktivisteve për drejtat e njeriut, për ndonjë të varfër, për ndonjë të pafuqishëm. Por jo edhe për kriminelët që kryejnë vrasje dhe dhunë në familje. Ata lirohen me procedura të rregullta brenda 24 orëve. Përdhunuesit dënohen me dënimet edhe më minimale sesa që parasheh kodi penal.

Statusi nr. 4. Ajet Haxhaj

“Duhet më shumë vrasje të grave se janë lavirizu shumë”, shkruan Ajet Hahxaj.

Komenti jem:

Ajet Haxhaj kërkon edhe më shumë vrasje të grave, ngase, sipas asaj që shkruan në statusin e tij, gratë janë bërë “lavire” dhe nuk po iu bindën burrave. Derisa aktivistja për drejta të grave, Neri Ferizi është në paraburgim, prokuroria as që merr mundin për ta arrestuar Ajet Haxhajn, përkundër që kërkon vrasjen masive të grave. Ai vazhdon të jetë i lirë.

Lajme të ngjashme