“Bjeri fort”: U ankua në polici se gurorja i dëmtoi shtëpinë, qytetari rrahet me bejsboll e grushte në Krujë
Mediet në Shqipëri, më saktësisht Top Channel raporton për një ngjarje aspak të mirë në Shqipëri.
Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me mjete të forta në Borizanë të Krujës.
E gjithë ngjarja ka ndodhur pas ankesës së një qytetari se gurorja po ua dëmton shtëpitë, të cilët ishin ankuar në Polici.
“Një ditë më parë, ata ishin në një lokal duke folur me një prej punonjësve të minave të kësaj guroreje për të kërkuar zbutje të agresivitetit, por kjo ka sjellë konflikt, ndërsa Xhelal e Përparim Rraja dhe disa persona të tjerë i dhunuan me shkopinj dhe tyta pistolete.” – raporto Top Channel.
Tutje, media shqiptare shkruan se rezulton që Përparim Rraj është vëllai i deputetit socialist, Rrahman Rrajës.
“Jashar Maja pasi ka marrë ndihmë mjekësore, ai ka shkuar në shtëpi, ndërsa kushëriri i tij Bilbil Maja ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë. Deri më tani janë dy persona të shoqëruar në polici.” – shkruan Top Channel.