Bilall Sherifi: Sot veç u formalizua, dorëheqja e Latifit u mësua kur Kurti u bë kryetar i komisionit
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka komentuar çështjen e dorëheqjes së ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Latifi ka thënë se dorëheqja vetëm u formalizua, pasi e njëjta është dhënë ditë më parë, kur kryeministri Kurti formoi komisionin për shëndetësi.
"Kushdo që do të vij pas ish ministrit Latifi, duhet ta dijë që pozicioni i tij nuk do të jetë pozitë e ministrit por pozitë e zëvendësministrit, për të mos thënë asistent apo asistente e kryetarit të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi!", shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
