Kryeziu: Dorëheqja e ministrit nuk duhet të jetë përjashtim, por rregull
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryesiu, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Kryeziu mendin se dorëheqja e Latifit nuk duhet të jetë përjashtim por rregull, teksa thotë se Qeveria Kurti e ka momentin për reformim.
Kryeziu poashtu “rekomandon” edhe për një bashkëqeverisje të mundshme me opozitën.
Statusi i plotë:
Dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë nuk duhet të jetë përjashtim por rregull
Pa një të kaluar politike dhe pa ambicie politike për të ardhmen, dështimi është i destinuar të jetë fundi për secilin ministër. Qeveria Kurti përbëhet nga shumë prej atyre që sot janë shefa dikasteresh dhe të kaluarën e ambicien për të ardhmen politike e kanë të njëjtë si ministri i dorëhequr. VV-ja të tillë që janë aksidentalisht në politikë ka shumë dhe në jetën parlamentare.
Kryeministri e ka momentin më të mirë duke riformatuar qeverinë që të krijojë stabilitet institucional dhe t'i japë tjetër dinamikë e vlerë qeverisjës. Ose me kuadrot e VV-së nëse ka, ose duke ofruar bashkëqeverisje me një nga partitë opozitare.
Ndryshe, sukseset e këtyre ministrave dhe qeverisë do të kenë rrezik të shkruhen në dy rreshta, si kjo dorëheqja e ministrit. Kryeministri duhet ta dijë se asgjë nuk mund të qeveriset dhe nga askush si i vetëm.