Ashpërsia e sindikalistes evropiane me kryeministrin: Mbështes SBAShK-un, për takimin me Kurtin i raportoj Brukselit - NACIONALE

Ashpërsia e sindikalistes evropiane me kryeministrin: Mbështes SBAShK-un, për takimin me Kurtin i raportoj Brukselit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim pardje (21 shtator) Drejtoreshën Evropiane të Komitetit Evropian për Arsim, Susan Flocken dhe kryesindikalistin e punëtorëve të arsimit, z. Rrahman Jasharaj. Por, as ky takim nuk ka qenë ‘i ëmbël’ për kryeministrin, që mund të përballet edhe me pasoja në Bruksel. Çka tha Flockeni?

Susan Flocken përfaqëson mbi 11 milionë mësimdhënës nga 51 shtete evropiane i ka dhënë mbështetje SBAShK-ut në kërkesat e shtruara prej tyre që kanë lënë vendin në Grevë prej datës 25 gusht.

Kjo mbështetje u konfirmua nga vetë Flocken edhe pas takimit që pati me kryeministrin e vendit.

“Kemi zyret në Bruksel dhe ne kemi marrëdhënie të ngushta me Komisionin Evropian. E kemi informuar Komisionin për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe do të raportoj edhe për takimin që kam pasur me kryeministrin te Komisioni Evropian.” – u shpreh ajo.

A është ky një kërcënim për Kurtin?

Më tej, znj. Flocken u shpreh se ka ardhur në Kosovë për të gjetur një zgjidhje për Grevën e Përgjithshme.

“Kemi pasur një bashkëbisedim të gjatë (me Kurtin) por nuk ishim në gjendje të gjejmë zgjidhje për këto çështje. Pra, siç e thashë, unë do të raportoj, për këtë gjë... prej këtu do të shkojmë në Komisionin Evropian dhe do të vazhdojmë të mbështesim SBAShK-un dhe anëtarët e saj në vendimet dhe kërkesat e tyre, dhe këto janë gjërat që do t’i raportoj nga këtu për në Bruksel.”

Ky takim nuk u mbulua mjaftueshëm mediatikisht, dhe nuk mori vëmendjen e merituar. Megjithatë, z. Rrahman Jasharaj shprehu mirënjohjen e tij.

“Sot takimi ishte i dedikuar për zonjën Flocken. Ishte një takim për të cilin ne menduam se më në fund, në emër të Evropës, qeveria duhet të ndryshojë kahun e saj dhe qëndrimin… Me gjithë mbështetjen e Flocken, duket se qeveria nuk i ka ndryshuar qëndrimet e veta. E kam thënë dhe po e mbaj fjalën se asnjë takim me të tjerët nuk do të mbahet pa media dhe ky takim ishte i sponsorizuar nga Flocken dhe Brukselit, dhe përpjekjet e saj maksimale nuk kanë bërë që qëndrimet e Qeverisë të ndryshojmë,”

“Ishte e rëndësishme që isha këtu,” – u shpreh Flocken.

Lajme të ngjashme