Arrestohet një qytetar në Ferizaj: Shpërndau video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë
Një qytetar në Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë.
Të dyshuarit i është sekuestruar një telefon.
Njoftimi i Policisë:
Ferizaj 18.10.2023 – 11:00. Një mashkull kosovar, është arrestuar për arsye se i njëjti kishte shpërndarë në rrejte sociale disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular me të cilin dyshohet se është kryer vepra. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.