Analisti kosovar propozon që ministrat kosovarë t'i kopjojnë homologët të paktën në veshje
Analisti dhe profesori Avdi Smajljaj ka ironizuar me veshjen e ministrit të punëve të brendshme, Xhelal Sveçlës.
Veç kësaj, Smajljaj me ironi propozoi që ministrat e tjerë kosovarë t'i kopjojnë homologët e tyre, të paktën në veshje, nëse nuk munden në punë.
"Sikurse ministri i punëve të brendshme që imiton Zelenskyn duke u veshur sikurse ai, edhe ministrja e arsimit do të duhej veshur me kostumet e minisitrit të arsimit të Estonisë (e pesta në botë, pas Kinës, Singaporit, Macaut, Hong Kongut, në matematikë, shkencë, dhe lexim sipas PISA)", shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
