Së pari sulm terrorist, pastaj ikje në Afrikë: Detajet për çiftin me prejardhje nga Kosova, që u arrestua në Itali - NACIONALE

Së pari sulm terrorist, pastaj ikje në Afrikë: Detajet për çiftin me prejardhje nga Kosova, që u arrestua në Itali

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një çifti me prejardhje nga Kosova, agimi i 15 qershorit e zuri me duar të vendosura në pranga nga forcat italiane të rendit, me dyshimin se planifikonin të organizonin sulm terrorist.

Përktheu: Shpend Thaçi - Nacionale

Një aksion i policisë italiane zgjoi jehonë në shtetin respektiv, ku në shënjestër të tyre ishin dy persona me prejardhje nga Kosova, të cilët përkonin të ishin çift mes vete. Ata u arrestuan, pasi sipas hetuesve italianë, veçse kishin ndërmarrë hapa drejt aksioneve skajshmërisht të radikalizuara përmes propagandës xhihadiste.

I gjithë operacioni u shënua më 15 qershor. Gjatë ndërhyrjes së policëve italianë në ambientet ku ndodhej çifti, ata filluan bastisjet të detajuara në shërbim të hetimeve që janë duke u zhvilluar në lidhje me këtë rast. Aty u bastisen materiale të ndryshme informatike, si dhe produkte kimike, të cilat ka dyshime të theksuara se mund të përdoreshin për qëllime eksplozive.

Identitetet anonime, por dihet se janë nga Kosova

Deri më tani organet e rendit dhe sigurisë në Itali nuk i kanë bërë të ditura qoftë edhe inicialet e dy emrave, të cilët po hetohen me akuzën e rëndë për terrorizëm brenda dhe jashtë territorit italian.

Mirëpo, në bazë të raportimeve mediale në Itali, thuhet se dy të prangosurit kanë lindur në Itali dhe vijnë nga familjet me prejardhje nga Kosova. Për më tepër, ata ishin integruar edhe në kontekst shoqëror, duke punuar dhe studiuar. Pavarësisht gjithë kësaj, kjo nuk i kishte penguar që ta ndërmerrnin një rrugë të errët, drejt radikalizimit të thellë, ku si mjet për të arritur këtë qëllim i përdornin faqet e ndryshme në internet.

Akuza që rëndon mbi ta është se ishin rekrutuar për të planikfikuar një atentat në emër të atij që njihet si "Shteti islamik" (Is).

Masat e shqiptuara ndaj tyre

Vetëm tre ditë pas arrestimit të çiftit, gjegjësisht më 18 qershor, gjykata e Revreto, komunë në qarkun e Trentos, kishte vendosur që t'ua shqiptonte dënimin me arrest shtëpiak, ndërsa vetëm burrit iu urdhërua mbajtja e byzylykit elektronik.

Policia italiane ka bërë të ditur se këto masa kanë qenë esenciale të ndërmirreshin, për arsye se kështu e kishin planifikuar një proces drejt deredaklizmit të tyre.

Autoritetet gjyqësore italiane planifikojnë që nëpërmjet familjarëve të tyre, të cilët jetojnë në Itali, të arrijnë deri në atë pikë, pasi vlerësojnë se integrimi i tyre i mirëfilltë në shoqërinë italiane do ta ndihmonte këtë proces, në mënyrë që të garantohej heqja dorë nga ajo dozë e radikalizmit në të cilën është përfshirë çifti kosovar.

Kështu, gjyqësori italian ia ka besuar familjeve të dyshuarve një rol kyç, duke u ofruar bashkëpunim drejt qëllimit të lartëpërmendur.

Së pari sulmin terrorist, pastaj ikjen në Afrikë

Gjithmonë në bazë të asaj çfarë i akuzon gjyqësori italian, çifti kosovar planifikonte që të bënte një sulm terrorist. Idea e tyre pas një sulmi të tillë ishte që të ikte drejt Afrikës, atje ku do t'i bashkohej një organizate terroriste, për ta vijuar veprimtarinë terroristee.

Shumë shpejt organet e rendit në Itali do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, për t'i shtjelluar edhe detajet tjera të këtij operacioni.

Thënë ndryshe, qarku i Trentos njihet për një numër relativisht të lartë të mërgimtarëve nga Kosova. Pas atij të Brescia, Trieste, Bergamo dhe Treviso, ka numërin më të madh të banorëve me prejardhje nga vendi ynë.

Lajme të ngjashme