Man United kontakton Tuchelin për ta zëvendësuar Ten Hagun - NACIONALE

Man United kontakton Tuchelin për ta zëvendësuar Ten Hagun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi ka bërë kontaktet e para me trajnerin Thomas Tuchel, që e vlerësojnë si adekuati për ta zëvendësuar Erik ten Hagun.

Sipas mediave gjermane, “Djajtë e Kuq” kanë vendosur ta shkarkojnë teknikun holandez pavarësisht që arritën në finale të FA Cupit.

Tuchel do të largohet nga Bayerni në fundin e sezonit dhe thuhet se menaxhimi i Unitedi do të ishte “puna e ëndrrave”.

Drejtori Sir Jim Ratcliffe raportohet se e vlerëson lartë gjermanin dhe ia ka bërë të qartë se e duan si zëvendësuesi i Ten Hagut.

Presioni mbi holandezin veçse është rritur, e sidomos pas asaj që ndodhi ndaj Coventry, pavarësisht që arritën në finale. Legjenda e klubit Jamie Carragher ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm.

“Mendoj se ky rezultat do t’i kushtojë Ten Hagut me punë. Nuk e di si do të qëndrojë, vërtetë”.

“Është thjesht paraqitje e dobët, pas një paraqitje tjetër të dobët. Dhoma e zhveshjes është më e turpëruar se një skuadër që fiton një ndeshje të madhe”.

“Nuk mund ta festosh këtë fitore. Ndoshta disi mund ta fitojnë finalen, por nuk shoh ndonjë progres. Është puna e dikujt që po flasim, por nuk shoh si drejtuesit mund ta shohin situatën dhe të kenë diçka pozitive. Vërtetë nuk e shoh”.

Përndryshe, Tuchel kishte paralajmëruar rikthimin në Angli muaj më parë, duke deklaruar se ndihet më i “vlerësuar” në kampionatin anglez se në atë gjerman.

Lajme të ngjashme