Presidenti i Barcelonës, Laporta: Do të kërkojmë përsëritjen e ndeshjes
Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka bërë të ditur se do ta kërkojnë përsëritjen e “El Clasicos”, në rast që konfirmohet se goli i Lamine Yamal ishte i rregullt.
Një gol i Barcelonës s’u pranua shkaku që gjyqtari dhe VAR-i dolën në përfundim që topi nuk e kaloi vijën fundore.
Mirëpo, Laporta ka deklaruar se kanë kërkuar të gjitha pamjet nga Federata Spanjolle dhe nëse goli rezulton të jetë i rregullt, do ta kërkojnë edhe përsëritjen e përballjes.
“Si president i FC Barcelona, dua të përcjell pakënaqësinë që një ditë pas një prej ndeshjeve më të rëndësishme në kalendarin botëror, keqpërdorimi i një mjeti siç është VAR po vendos agjendën tonë”.
“Siç e dini, nuk kam qenë kurrë një mbrojtës i madh i VAR-it, sepse besoj se ashtu siç zbatohet, i heq spontanitetin futbollit. Por ajo që unë jam në favor është që, meqenëse e kemi, duhet të përdoret gjithmonë për të shmangur gabimet që mund të çojnë në vendime të padrejta.”
“I kemi kërkuar Federatës që të na japë të gjitha pamjet dhe audiot e lojës (te goli i anuluar i Barcelonës)”.
“Nëse konfirmohet se ishte gol i rregullt, nuk e hedhim poshtë mundësinë që ta kërkojmë ripërsëritjen e ndeshjes, siç ndodhi në një përballje evropiane shkaku i gabimit të VAR-it”, deklaroi ai ndër të tjera.
El presidente @JoanLaportaFCB: “Hay herramientas como el VAR que deben ayudar a tener una competición más justa y no al revés" pic.twitter.com/qdmav3BP3e
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) April 22, 2024
Përndryshe, për Barcelonën me situatën aktuale mund të thuhet se gara ka përfunduar pasi janë 11 pikë prapa Real Madridit, me gjashtë xhiro të mbetura deri në fund.