Mourinho: Man Unitedi i ka ende disa lojtarë që s’i doja as para gjashtë viteve
Trajneri Jose Mourinho thotë se janë ende disa lojtarë te Manchester Unitedi që dëshironte t’i shiste para pesë ose gjashtë viteve kur ishte në krye të gjigantit anglez.
“Special One” arriti te Unitedi në verën e vitit 2016, duke e fituar Carabao Cup dhe Ligën e Evropës në sezonin e parë në krye.
Në sezonin e dytë, Mourinho e humbi finalen e FA Cupit ndaj Chelseas dhe po atë natë u shkarkua, me Unitedin që mori Ole Gunnar Solskjaer si zëvendësuesi.
Gjatë asaj kohe, Mourinho kishte probleme me disa lojtarë si Anthony Martial, Paul Pogba, Marcus Rashford dhe Luka Shaw, për të cilët kishte kritika publike.
Së fundmi, tekniku portugez është pyetur për kohën e vështirë që po kalon Unitedi, ku iu rikujtoi të gjithëve se nuk kishte pasur kohën që ka Ten Hagu, ndërsa janë disa lojtarë që duhet të ishin larguar që disa vite.
“Jam njeri i futbollit. Ed (ish drejtori ekzekutiv) vjen nga një prapaskenë tjetër dhe çfarë ka Ten Hag te Unitedi, unë nuk e kisha”.
“Nuk e kisha këtë nivel të mbështetjes. Nuk e kisha këtë nivel besimi. Prandaj u largova i mërzitur sepse u ndjeva se ishte fillimi i procesit”.
“Në disa momente ndjeja se më besonin dhe besova në eksperiencën time që gjërat mund të ishin ndryshe”.
“Ende ka disa lojtarë aty që s’i doja pesë apo gjashtë vite më parë. Mendoj se përfaqësojnë atë që konsideroj se nuk është për një klub profesionist në një nivel të qartë dimensioni”.
“Por, e bëra punën time aty. Koha gjithmonë e thotë të vërtetën. Dua që Man Unitedi të ketë sukses”.