5 shenja të forta se pushteti i Kurtit po zbythet para Rrahman Jasharajt - NACIONALE

5 shenja të forta se pushteti i Kurtit po zbythet para Rrahman Jasharajt

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Greva e Përgjithshme po vazhdon, ashtu si edhe sulmet e pareshtura të eksponentëve të pushtetit ndaj Rrahman Jasharajt. Por, tashmë ka shenja për një zbythje të mundshme me aktivistët gjithnjë e më të pasigurt se Kurti ka një plan për të arritur fitoren.

Qytetari Rrahman Jasharaj përsëri ka arritur që të përfaqësojë denjësisht kërkesat e punëtorëve të sektorit të arsimit. Kjo madje ka mobilizuar edhe punëtorë tjerë të sektorit publik që t’i ngjiten pas dhe të shprehin kërkesat e tyre.

Greva e Përgjithshme u shpall më 25 gusht nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) që udhëhiqet nga Atdhe Hykolli.

Shenja I: Hykolli në anën e Jasharajt

E Hykolli, kishte qenë ‘sindikalisti i preferuar’ i kryeministrit Kurti, në zgjedhjen e të cilit si kryetar kishte marrë pjesë edhe vetë në muajin tetor të vitit të kaluar. Po ashtu, Hykolli ishte pritur dy herë gjatë fundit të vitit në zyren e kryeministrit.

Hykolli në anën e Jasharajt ishte shenja e parë se ‘lufta’ mund të fitohej prej këtij të fundit.

Shenja II: Lidhja me Serbinë

Sulmi i mëngjesit të sotëm nga aktivisti i respektuar në Vetëvendosje, Elvis Hoxha, përbën një tjetër shenjë për shthurrjen narrativës së pushtetit.

Ai e quajti Jasharajn “anëtar të partisë serbe” ani pse nuk tregoi se për cilën parti bëhej fjalë saktësisht.

Por, Jasharaj ishte lidhur me Serbinë edhe më herët, konkretisht nga eksponentët Tomë Gashi dhe Sadri Ramabaja.

Shenja III: Haptas rrenë

Gjatë ditës së djeshme, deputet Adnan Rrustemi e bëri një status në profilin e tij në Facebook e në të cilin shpërndau një lajm të rremë.

Ai pretendonte se PDK kishte shkruar kërkesat e SBAShK-ut për 100 euro shtesa, dhe këtë e bazonte në një deklaratë të Blerand Stavilecit më 15 prill.

“...kërkesat e sindikatave të datës 25 gusht, ua kanë shkruar PDK-ja me 15 prill. Grevat janë politike. Sindikatat janë opozita.” – ishte shprehur ai.

Por, 100 eurot ishin bërë të famshme pikërisht nga Qeveria Kurti më 12 prill, me vendimin që t’ju ndaheshin shumë kategorive shoqërore, punëtorëve të sektorit publik e privat.

Ky status me lajm të rremë brenda është pëlqyer e shpërndarë me të madhe gjithandej.

Shenja IV: Kurti harron 100 eurot e tij

Gjatë ditës së djeshme u shpreh edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai kritikoi arbitraritetin e kërkesës për 100 euro, duke u shprehur “Pse veç 100 euro, e pse jo 300?”

Edhe Kurti kishte harruar vendimin qeveritar të datës 12 prill, të nënshkruar prej dorës së tij, e në të cilin u ndaheshin nga 100 euro shumë kategorive sociale.

Edhe atij mund t’i shtrohej e njëjta pyetje në atë kohë për këtë çështje: “Pse veç 100 euro, pse jo 300?”

Shenja V: E drejta në anën e Jasharajt

Se e drejta është në anën e Jasharajt dhe mësimdhënësve, dalëngadalë po fillojnë ta kuptojnë edhe vetë aktivistët e Vetëvendosjes dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Në ditën e dytë në të cilën punonjësit e sektorit publik nuk po marrin paga, aktivisti i shquar i partisë në pushtet Durim Elshani kërkoi haptas nga ministri i Financave që të ekzekutoheshin pagesat.

“Z. Murati, lëshoju rrogat mësuesve!”shkroi ai.

Ndërkohë, edhe ish këshilltari i kryeministrit Kurti dhe juristi Durim Berisha – që kishte mbrojtur pezullimin e pagave të mësimdhënësve nga Qeveria – tashmë ka ndërruar mendim për shkak të praktikës së deritashme e cila mund ta bëjë ligjin të pavlefshëm.

“Ekziston një parim në drejtësi se norma juridike që është në fuqi, por nuk zbatohet, vdes.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme