Dorëzohet pasi sheh faktet edhe juristi që mbështeste pezullimin e pagave për mësimdhënës
Ish këshilltari i kryeministrit Kurti dhe juristi Durim Berisha ka ndërruar qëndrim sa i përket pezullimit të pagave për mësimdhënësit.
Një gjë të tillë e ka bërë derisa debati për këtë çështje vijon të jetë shumë i nxehtë.
Berisha e ka mbështetur këtë ndërrim qëndrimi në faktin se ligji në fuqi që parasheh pezullimin e pagave nuk është zbatuar asnjëherë.
“Ekziston një parim në drejtësi se norma juridike që është në fuqi, por nuk zbatohet, vdes.” – ka thënë z. Berisha.
Ai ka etiketuar në postim edhe anëtarin e këshillit grevist të BSPK-së, z. Ali Sefaj.
“Unë i dorëzohem argumenteve,” – ka shkruar z. Berisha.