VV zotohej se do të ndryshonte ligjin për Organizim Sindikal në të cilin thirrej sot, mbronte fuqishëm sindikalizmin - NACIONALE

VV zotohej se do të ndryshonte ligjin për Organizim Sindikal në të cilin thirrej sot, mbronte fuqishëm sindikalizmin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mund të tingëllojë e pabesueshme marrë në konsideratë gjithë atë që ndodhi sot, por është plotësisht e vërtetë dhe për një gjë të tillë ekzistojnë fakte: Vetëvendosje zotohej për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Organizim Sindikal në të cilin po thirren sot.

Kjo parti politike përmes njerëzve të saj në qeveri ka kërcënuar punëtorët e sektorit publik që po grevojnë sot se do të përdor një ndryshim plotësim të ligjit të vitit 2012 për të pezulluar pagën e tyre.

Por, Vetëvendosje kishte një qëndrim të qartë e të prerë edhe për këtë çështje, e të cilin fatkeqësisht po e shkelin.

Alternativën e saj Qeverisëse, partia e udhëhequr nga Kurti zotohej për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Organizim Sindikal në Kosovë.

Kjo nismë ligjore “... do të parashihte edhe mbrojtjen e veçantë për të punësuarit që merren me aktivitet sindikal dhe të gjithë të punësuarve që janë anëtarë të shoqatës sindikale”.

Për fat të keq, Qeveria Kurti sot është më e ashpër se çdo qeveri tjetër kundër sindikalistëve.

Më tej, në paragrafin e plotë në kapitullin Shteti Social, shkruhej konsiderata e partisë se ligji do të duhej ta bënte “vepër penale” ndalimin e të drejtës për organizim sindikal.

“përcaktimi i ndërhyrjes apo ndalimit të së drejtës për organizim sindikal nga ana e punëdhënësit si vepër penale do të duhej të parashihej në nismën legjislative.” – shkruhej në paragraf.

Lajme të ngjashme