“Zvogëlim i prezencës policore në veri”: A po bëhet fjalë për largimin e Njësisë Speciale nga objektet komunale? - NACIONALE

“Zvogëlim i prezencës policore në veri”: A po bëhet fjalë për largimin e Njësisë Speciale nga objektet komunale?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pajtimi i Kosovës me Bashkimit Evropian për pikat që kanë për synim deeskalimin e situatës në veri janë mirëpritur në Kosovës. Megjithatë, pika e parë e dakordimit, ku flitet për zvogëlimin e prezencës policore prej 25 për qind është kritikuar nga shoqëria civile dhe opozita.

Ata kanë bërë me dije se kjo pikë flet për largimin vetëm të njësive speciale të policisë nga ndërtesat e komunave.

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka bërë me dije se me këtë marrëveshje do të përfitojë Kosova, por do t`i ketë edhe disa pasoja.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se me këtë marrëveshje Policia e Kosovës para ndërmarrjes se çdo veprimi duhet të koordinohet me KFOR-in dhe EULEX-in.

Nëse deri sot FSK është dashur te marr leje nga KFOR per te shkuar ne veri, nga nesëer Policia e Kosoves para ndermarrjes se çdo veprimi duhet te koordinohet me KFOR dhe EULEX. Natën e mirë dashamirë të sundimit te ligjit dhe shtrirjes se sovranitetit”, ka shkruar Miftaraj.

Sipas tij, përfitimet më të mëdha për Kosovën do të jenë anulimi i masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja.

Çka fiton Kosova? 1. Nuk do të jetë lajm në mediat ndërkombetare se eshte vend qe cenon paqen, stabilitetin dhe sigurine ne rajon. 2. Masat/sanksionet e BE dhe ShBA anulohen. 3. Policët tanë shembullore mund t'i kthehen jetës normale me familjarët e tyre”, ka shkruar Miftaraj.

Edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili ka qenë komandat i policisë, këtë pikë e ka vlerësuar si të gabueshme.

Ai ka thënë se zvogëlimi i prezencës policore ka të bëj me largimin e njësive speciale të policisë nga komunat.

Fillimisht duhet të them që çdo marrëveshje që ka për qëllim që situata në veri të qetësohet sadopak besoj që është marrëveshje e mirë, edhe pse kjo që është arritur besoj që është e vonuar, ngase e tërë kjo situatë në veri është krijuar pa nevojë dhe kemi pas situatës të ndryshëm të rrezikshme ku ka mundur fare lehtë që të humbin jeta njerëzish në pjesën veriore. Marrëveshja që është arritur e që ka të bëjë me Policinë është që zvogëlimi i kapaciteteve të Policisë rreth komunave të jetë 25% mirëpo me sa unë e kam kuptuar marrëveshja nuk ka të bëjë me punën operacionale të Policisë, por vetëm me çështjen te komunat ku janë të vendosur Njësit Speciale”, ka thënë Qalaj për Ekonomia Online.

Ai ka kritikuar marrëveshjen edhe për një aspekt tjetër.

Sipas tij, askush nuk mund të ndërhyj në punët operacionale të policisë.

“Nuk guxon askush, e as kryeministri Kurti e as Qeveria, e askush tjetër në këtë vend që t’ia cenojnë kapacitet operacioanel të Policisë së Kosovës në gjithë vendin. Askush nuk ka të drejtë që t’ia kufizojë lirinë e lëvizjes dhe lirinë e veprimit në zbatimin e ligjit Policisë së Kosovës edhe në komunat veriore, shpresoj që kjo pjesë e marrëveshjes ka të bëjmë vetëm me çështjen e komunës së Lepsaviqit e jo me operacionet”, është shprehur ai.

Marrëveshja e re

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka njoftuar se fokusi i takimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi me Pёrfaqёsuesin e Lartё tё Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka qenë ishte krijimi i parakushteve pёr zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars.

Qeveria ka treguar se Kosova dhe BE-ja kanë arritur dakordimi për katër pika.

Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm për 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”, është thënë në piken e parë të dakordimit.

Më pas, thuhet policia bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in do të shikojnë mundësinë e largimit edhe të një pjese te policisë.

Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”, thuhet në piken e dytë të dakordimit.

Në piken e tretë flitet për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave në veri.

Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”, thuhet në marrëveshje.

Në fund, Qeveria tregon se veprimet do të finalizohen brneda dy jave.

BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore”, është thënë marrëveshje.

Lajme të ngjashme