Zv/ministri i Kurtit mashtron sërish për raportin e Bakoyanis, Mehmetaj: Çorientues e dezinformator zyrtar i qeverisë - NACIONALE

Zv/ministri i Kurtit mashtron sërish për raportin e Bakoyanis, Mehmetaj: Çorientues e dezinformator zyrtar i qeverisë

2 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

I përzgjedhur si çorientiues i radhës...si dezinformator zyrtar i qeverisë.

Kështu, përmbledhtshëm, e vlerësoi gazetari Lirim Mehmetaj, njërin nga zëvendës/ministrat të jashtëm nga Lëvizja Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, i cili ka angazhuar veten të ofrojë gjysmë-e-hiç të vërteta rreth Rapaortit rekomandues të Dora Bakoyanis për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës krahas kërkesës së saj për zotime me shkrim nga krerët më të lartë të shtetit për themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe; zotime të cilat i ka marrë germë-për-germe.

Raporti është i hapur për gjithkë të lexohet (në gjuhën angleze) por ky zv/ministër, tasmë për të dytën herë provoi t’ia hedh publikut se Asociaconi nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovs në KiE, duke cituar vetëm një pjesë të raportit të Bakoyanis (pikën 11) dhe duke mënjanuar e fshehur pikërisht atë pikë ku ajo e konkretizon të njëjtën si kusht, më së theksueshmi në pikën 39.

Por, pse ky zëvendës ministër thuajse-incognito e pa peshë në procese ia ka mësyer mashtrimit publik për diçka që është eksplicit e shkruar? Mehmetaj ka një përgjigje.

Ahmeti si duket është përzgjedhur të jetë dezinformuesi zyrtar i qeverisë, sepse edhe përbën për qytetarët e Kosovës një zë zyrtar, por në anën tjetër edhe është krejt i parëndesishëm për nderkombetarët nëse ndonjeherë ata e ballaqojnë Kurtin me deklaratat e tij”, tha Mehmetaj në një përgjigje për Nacionalen.

Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti me gjasë është përzgjedhur si çorientuesi i radhës ne mjegullimin e situatës edhe ashtu të komplikuar. S'ka diskutim se Raporti i Bakoyanis e thotë fare qartësisht se Zbatimi i Asociacionit është kusht qendror dhe i lidhur pashkeputshëm me anëtarësimin e Kosovës ne KiE. Edhe shkruhet literalisht se hapat drejt zbatimin janë lartë në konsiderimin e instancës së fundit për anëtarësim, pra Komitetin e Ministrave, por kjo konfirmohet edhe me letrën e zotimit të Kurtit, Osmanit e Konjufecs se do t'a zbatojnë Asociacionin dhe çdo marreveshje tjetër të arritur ne dialog”.

Por, për Mehmetajn kjo s’kalon thjesht ashtu si hiçgjë; kjo prodhon edhe probleme. Sepse, thotë ai, “pikërisht këto dyzime i shkaktojnë Kosovës sanksione që nuk hiqen dhe kur qeveria e kompromiton shtetin me plotë kompromise”.

Për gazetarin Lirim Mehmetaj kjo është simptomë edhe e diçkaje tjetër, që ai ia vë emrin edhe si “skizofreni” meqë “janë të dizajne të pavërteta”.

Për shembull, këta thonë edhe që me Marrëveshjen e Brukselit i kanë ikur Zajednicës së vitit 2013 edhe tash e përmendin atë marrëveshje si detyrim bazik i tyre, e kjo me idenë që kur të përmendet të zhvendoset vëmendja te ‘detyrimi’ që ua lanë paraprakët. Herë thonë se Vuçiqi po e kërkn vetëm 2013’ën si marrëveshje të favorshme të tij, herë thone se synimi është që të qëndrojmë me atë detyrim e të mos shkohet tutje”, na tha Lirim Mehmetaj.

Sipas tij, çështja në thelbin e saj është “e thjeshtë” përtej asaj që lakohet vazhdimisht se pse është çka ësjtë

“Deri në një masë këta po e arrijnë efektin e dëshiruar ku krijojne mundësimin e një debati artificial publik për gjëra që janë krejtësisht të qarta. Kosova anëtarësohet në KiE, sepse qeveria pranoi të gjitha kushtet e vendosura, pos tjerash, zbatimin e vendimit për tokat rreth Manastirit dhe zotimin për hapa konkretë për zbatim të Asociacionit, fiks ashtu siç e kanë shkruar në leter. Kaq e thjesht është”, përfundon Lirim Mehmetaj.

Pse është kështu?

Vetë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Dora Bakoyanis, në një pjesë kyçe të argumentimit për – dhe pse – të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës e vendos mbi premisat – për të, komplementare – të Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit (shkurt, mars 2023) mes Nenit 4 dhe Nenit 7: si aderimi i Kosovës në këtë organizatë paradhomë të BE-së të dakorduar si të bëshme brenda vetë dialogut të Brukselit krahas Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe. Mes këtyre dy shtyllave ajo e legjitimon veten argumentativisht dhe juridikisht të procedojë pa kurrëfarë barriere se pse Kosova vis-a-vis këtyre dy neneve mund të ec tutje për sa kohë zotohet (çka edhe e kërkon me shkrim) të kryejë pjesën e saj të ujdisë. Kjo është e shkruar në Raportin e saj rekomandues për anëtarësimin e Kosovës.

Bakoyanis – dukshëm duke i drejtuar vendeve mosnjohëse, duke qenë edhe vetë nga një vend mosnjohës si Greqia – argumenton që ky aplikimin është produkt i këtij procesi: Marrëveshja Bazike për normalizim të marrërdhënieve Kosovë-Serbi.

Rëndësia e Marrëshjes së Brukselit 2023 dhe Shtojcës së Ohrit s’mund të theksohet sa duhet. Duhet të rikujtohet që, në vetë vendimin për ta bartuar (kaluar) aplikimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare, Komiteti i Ministrave eksplicit iu referua atyre (marrëveshjeve) dhe dialogut të fascilituar nga BE. Për herë të parë në histori të Organizatës (KiE-së), është bërë me lidhje direkte me një proces politik, i cili është në fascilitim nga një organizatë tjetër ndërkombëtare”.

Për se? Krejt marrëveshje franko-gjermane e trumbetuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si “suksesi më i madh i (i qeverisë së Lëvizjes Vetëvndosje) në politikën e jashtme” është e konstruktuar në dy boshte: Nenit 4 dhe Nenit 7. Mes një autonomie për komunat të banuara me shumicë serbe dhe integrimit më të madh të shtetit të Kosovës në strukturat euro-atlantike. Ky ekuacion, apo kjo “kjo-për-këtë”, është stërthënë dhe stërartikuluar nga hartuesit dhe sponozoruesit e kësaj marrëveshje: evropianët dhe ameirkanët.

Në këtë pako është edhe procedimi rekomandues i Kosovës në Këshill të Evropës; siç u paraqit ta ketë argumentuar vetë Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyanis. Por, ajo këtij Ying-u ia vendos edhe Yang-un tjetër: Nenin 7; duke e cituar si premisë mbi të cilën ajo vazhdon më tej Raportin e saj.

Bakoyanis me Nenin 7 bashkërisht me atë që aplikacioni i Kosovës në KiE është produkt i Marrëveshjes Bazike (Nenit 4) dhe e ndërton rekomandimin në bazë të saj; vazhdon ta konkreztizojë më tej në atë që themelimi i këtij Asociacioni – në fakt, pjesa që duhet t’i paraprijë e që është miratimi i draft-Statutit të saj dhe dërgimi i saj për rishikim kushtetues – do të jetë “dukshëm lart në konsideratën e Komitetit të Ministrave (pika 39)” që janë instanca e fundit vendimmarrëse për ose kundër anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Lajme të ngjashme