Zgjedhjet në veri: A e lejon Kushtetuta shtyrjen përsëri? - NACIONALE

Zgjedhjet në veri: A e lejon Kushtetuta shtyrjen përsëri?

3 vjet më parë

nga Arta Avdiu

Dita e zgjedhjeve në katër komunat e veriut po afrohet, ndërsa përgatitjet po shkojnë avash-avazh. Gjendja e sigurisë nuk është më e mira e mundshme, ndërsa vendvotimet për zgjedhjet e 23 prillit janë përcaktuar të jenë kontenjerët. Sigurisht, së paku deri më tani, Qeveria e Kosovës ka këmbëngulur që të mbahen zgjedhjet. Por çfarë mund të ndodhë në ditët në vijim?

Blerim Vela, shefi i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, tha se Lista Serbe është e përfaqësuar dhe po merr pjesë në KQZ, teksa po bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 23 prillit.

Lista Serbe është e përfaqësuar dhe merr pjesë në KQZ, ku bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 23 prillit”, ka shkruar Vela në Tëitter”, ka shkruar Vela në Twitter.

Legjitimiteti i zgjedhjeve

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha, për gazetën Nacionale tha se nuk ka asnjë pengesë ligjore sipas Kushtetutes që Presidentja Osmani t’i shtyjë zgjedhjet.

“Kushtetutshmërisht nuk ekziston asnjë pengesë që sipas propozimit të arsyetuar të KQZ-së, Presidenti i Shtetit t'i shtynë zgjedhjet”, ka thënë Berisha.

Tutje, Berisha tha se shtyerja e procesit të votimit nuk do të kishte ndonjë efekt në legjitimitetin e zgjedhjeve, pasi Lista Serbe ka kontrollë të plotë mbi qyetarët serbë në veri.

Mirëpo në rrethanat e tanishme një shtyerje vetëm e procesit të votimit nuk do të kishte ndonjë efekt në legjitimitetin e të zgjedhurve, pasi presioni i një organizate të krimit të organizuar, e regjistruar që disa vite si parti politike (Lista Serbe), ndaj banorëve serb nuk do të ndryshojë vetëm pse shtyhen zgjedhjet. Prandaj jemi në nje situatë të çuditshme ku as organizimi i zgjedhjeve nuk ka kuptim, por as shtyerja e tyre”, tha ai tutje.

Ndërsa, analisti Visar Ymeri, mendon se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve me 23 prill.

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, Ymeri tha se përvç sigurisë, do të paraqiten edhe problem tjera politike nëse zgjedhjet mbahen duke i bojkotuar serbet lokalë.

Për sa i përket kushteve të sigurisë këto duhen parë ditëve në vijim, nëse mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat do të përcillet me cenim të sigurisë së përgjithshme në atë pjesë të territorit të Republikës. Përveç çështjeve të sigurisë aty do të përballemi me disa problem edhe më të thella politike dhe demokratike nëse ballafaqohemi me një bojkot të përgjithshëm të procesit zgjedhor nga komuniteti serb atje. Kjo pastaj do të ngris pikëpyetje në legjimitetin e këtyre zgjedhjeve, përkundër legalitetit formal të përmbushur. Përveç kësaj si do të qeverisin kryetarët e rinjë të komunave nëse bojkoti i autoriteve legale lokale do të bojkotohen tërësisht nga qytetarët e këtyre komunave”, tha Ymeri.

Tutje, ai e vlerësoi si të çuditshme heshtjen e BE-së dhe aleatëve tjerë perëndimorë në lidhje me situatën e krijuar në veri.

Bojkoti i zgjedhjeve lokale nga qytetarët e sfidon drejtpërsëdrejti normalitetin e legjitimitetin demokratik. Dhe kemi një heshtje të çuditshme nga BE por edhe nga partnerët tjerë perëndimor të Kosovës. Përveç keqardhjes për bojkotim as nuk kemi qortim të qartë të Serbisë për këtë ndërhyrje dhe pengim flagrant të procesit demokratik brenda Kosovës, e as nuk kemi insistim që zgjedhjet të shtyhen në kërkim të kushteve të favorshme. Kjo është sfida e parë me të cilat po ballafaqohet Marrëveshja e Brukselit/Ohrit. DHe nuk po duket që po e kalon këtë sfidë siç duhet”, tha ai tutje.

Partitë politike

Deri me tani, vetëm kreu i AAk-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se gjendja atje duhet të merren parasysh nga institucionet e Kosovës.

Dhe ka vlerësuar se shteti i Kosovës nuk do t`i bënte nder mbajtja e procesit të votimit nëpër stacione policore.

Lajme të ngjashme