Babai iu dënua për falsifikim, zëvendësi i Haxhiut sulmon mediat: Gazetaria, nga llumi i saj do vdes
Zëvendësi i Albulena Haxhiut, Vigan Qorrolli, ndonëse babi i tij – noter – ishte dënuar me 900 euro për falsifikim të dokumentit zyrtar, ka sulmuar mediat në Kosovë, në vazhdën e sulmeve masive të pushtetit duke iu referuar një lajmi të rremë të mediumit boshnjak – makineri e manipulimeve e dezinformimeve – “Slobodna Bosna”, ku sulmohen gazeta Nacionale dhe Periskopi.
Sipas Qorrollit të dënuar, i ati i të cilit ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Falsifikim”, “në Kosovë, gazetaria e shpatës -- që leu e rrojti nga shpata -- nga llumi i saj do vdes.”