Zeçeviqi komenton lajmin se Amerika ka kërkuar heqjen e Kosovës nga agjenda në KiE: Ishte koha - NACIONALE

Zeçeviqi komenton lajmin se Amerika ka kërkuar heqjen e Kosovës nga agjenda në KiE: Ishte koha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sllobodan Zeçeviq nga Instituti për Studime Evropiane ka reaguar pas lajmit që ShBA-ja iu ka shkruar shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të mos e fusin në agjendë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Zeçeviq ka pretenduar që “ishte koha që dikush ta qortonte Pristhinën pas shumë vitesh shkeljesh të vazhdueshme të marrëveshjeve të Brukselit,” – i pyetur për këtë çështje nga Kosovo-Online.

Aktivisti u shpreh se e shihte mjaft pozitivisht presionin amerikan, dhe se ShBA-ja donte të respektohej ajo që ishte arritur dhe të çonte drejt zbatimit të marrëveshjeve në praktikë.

Ai u përgjigj edhe në pyetjen nëse priste presion shtesë.

“Të jem i sinqertë, nuk e di se cilat janë qëllimet e ShBA-ve, por në dokumentin e propozimit franko-gjerman ka një lloj të caktuar të sanksioneve që do t’i vendoseshin Prishtinës nëse nuk arrin marrëveshje me Serbisë...” – ka vazhduar pretendimet ai.

“Gjëja pozitive është që amerikanët po tregojnë për herë të parë se iu bën për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara dhe se nuk janë fjalëbosh dhe që do të ndërmarrin veprime konkrete,” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme