Zbrapset VV-ja nga synimi për të ndërruar Nenin e Trump-it: “Nuk deshtëm ta ndryshojmë,” thotë një deputete
Vetëvendosja, përkatësisht dy deputetë të saj, paramenduan se mund të ndërrojnë Nenin e bartur nga Karta e Bordit të Paqes së shkruar nga Shtëpia e Bardhë, përbrenda Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.
Një deputete e tyre, Arbëreshë Kryeziu, tha se “nuk deshtëm ta ndryshojmë”, ndonëse në mbledhjen e kaluar të komisionit për punë të jashtme, ishte vetë ajo që e quante “shumë problematike” dhe se ai Nen duhet rishkruar dhe të saktësohet që Bordi i Paqes ka për synim vetëm paqen në Gaza.
Ndërsa sot, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka miratuar njëzëri projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.
Ajo deputete tash tha se projektligji është në përputhje me Kushtetutën dhe Konventën e Vjenës.
“Jemi dakorduar për ta miratuar pa ndryshime… për të shmangur kundërshtimet ndërkombëtare”, u shpreh ajo, sic e citoi KosovaPress.
Marrëveshja pritet të votohet në Kuvend para 28 prillit.
Po ashtu edhe deputeti, jurist me zanat, Vigan Qorolli, kishte menduar se mund të ndërhyhet në Nenin që ishte bartur nga Karta e Bordit të Paqes së Donald Trump.