Zbatim i zotimeve ndaj Bakoyanis? U pranohet ankesa serbëve që e kundërshtuan shpronësimit e tre hektarëve nga Erden Atiqi - NACIONALE

Zbatim i zotimeve ndaj Bakoyanis? U pranohet ankesa serbëve që e kundërshtuan shpronësimit e tre hektarëve nga Erden Atiqi

2 javë më parë

nga Xhezair Dashi

Në vetë zotimet e dhëna nga krerët e shtetit drejtuar Raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyanis ata shprehen se do t’i përmbushin kërkesat/kushtet e përpiluara nga ajo për anëtarësim e vendit në Këshillin e Evropës.

E aty, përveç që kërkohet procedimit tutje me Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe – krerët e shtetit (Presidentja, Kryeministri, Kryekuvendari) zotohen edhe në lidhje me adresimin e shqetësimeve të Bakoyanis në lidhje me 118 parcela të shpronësuara/shtetëzuara në zonat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.

Këto zotime, përkatësisht përmbushja e tyre, do të jenë edhe metrika e vlerësimit të votimit final ose jo të Këshillit të Ministrave (që janë instanca e fundit vendimmarrëse) nëse Kosova do të pranohet në gjirin e vendeve anëtare të kësaj organizate paradhomë të Bashkimit Evropianë.

Në dritën e kësaj, ende pa u hedhur në votim të Asamblesë Parlamentare, veçse duken shenjat e para të nisjes së adresimit të – së paku tash për tash, vetëm një – prej këtyre “shpronësimeve”.

Inicativa serbe “Demokracia Serbe” nga Mitrovica e Veriut njoftoi se tashmë Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ua ka pranuar ankesën e tyre në lidhje me shpronësimin e tre hektarëve nga Komuna e Mitrovicës së Veriut së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje në zonën që ata e quajnë ish-Remonti Ushtarak që përdorej nga ushtria asokohe jugosllave.

“Dje kemi marrë njoftim nga Avokati i Popullit se ka pranuar ankesën e 2216 qytetarëve të Mitrovicës së Veriut për të rishqyrtuar vendimin e Kuvendit për ndarjen e parcelës komunale Remont Ushtarak. NJË FALEMINDERIT të madh për qytetarët që qëndruan krah për krah me ne dhe mbrojtën interesin publik. Institucioni i Avokatit të Popullit është një nga institucionet e pakta në Kosovë që e bën punën e tij për të mirën e qytetarëve. NE VAZHDOJMË PËRPJEKJET”, shkrujati kjo iniciativë serbe.

Fjala është për rreth tre hektarë - përkatësisht 27 mijë metra katrorë – që Komuna e Mitrovicës së Veriut ia kishte bartur muaj më parë Ministrisë së Brendshme për “nevoja operacionale”.

Në krejt këtë zonë planifikohej të mbetewj vetëm Stacioni i Autobusëve dhe një Sallë Sportive ndërsa pjesa tjetër pronë e MB-së.

Banorët lokalë kishin nisur kundërshtimin përmes një peticioni – në atë që besonin se aty do të ndërtohet një bazë për Njësitë Speciale.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin, tregonte në një përgjigje për Nacionale që vendimi është PUNË E KRYER; që ka kaluar me votë në Asamblenë Komunale dhe s’mund të kthehet mbrapsht.

Kjo hapësirë i është dhënë MB-së për “nevoja operacionale”, na pati thënë Ugljanin; pa e qartësuar se në çka në fakt përkthehet kjo.

Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës për rajon të veriut thotë se “aty s’do të bëhet stacion policie, por qendër rajonale për patentë shofer”.

Sidoqoftë, s’e përjashtonte mundësinë që në të ardhmen funksioni i saj edhe mund të variojë.

Stefan Veljkoviq nga “Srpska Demokratija” na tregonte asokohe që kishin mbledhur rreth 2 mijë nënshkrime në një peticion për ta kundërshtuar këtë alokim të kësaj toke.

Thoshte se ishte futur në rend të ditës në votim në Kuvendin e Komunës “pa e ditur kush” dhe “pa kurrëfarë konsultimi publik” dhe se “kjo nuk është në interesin publik të qytetarëve të Mitrovisë së Veriut”.

Veljkoviq argumentonte se komuna e udhëhequr nga Erden Atiq, i zgjedhur me 500 vota, “nuk ka legjitimitet” për të marrë vendime kaq të mëdha dhe se ka nënshkrime ka katër-fish më shumë qytetar që e kundërshtojnë këtë.

Mes tjerash ai nuk i beson asaj që thuhet nga autoritetet shtetërore kosovare se aty do të bëhet qendër rajonale për patentë shofer. Është i bindur se do të jetë bazë për njësinë speciale.

Ata kishin zgjedhur rrugën ligjore siç parashihet në Nenin 71 të Ligjit për Vetëqeverisje lokale.

Në atë paragraf ku thirreshin shkruhet “t’i nënshtrohet referendumit” ndërsa Kosova nuk ka ligj për Referendum.

Megjithatë, tash del që Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ua ka pranuar ankesën.

Lajme të ngjashme