Zafir Berisha: Elvis Hoxha është kosh i plehrave - NACIONALE

Zafir Berisha: Elvis Hoxha është kosh i plehrave

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Elvis Hoxha i Vetëvendosjes sot ka vazhduar me kritikat e tij ndaj opozitës.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", shkroi se kjo opozitë po i shërben haptas Vuçiqit.

“Mund të heshtnin për të na treguar se kanë kuptuar diçka nga fajet që kanë kryer mbi shtetësinë e Kosovës. Por jo! I shkojnë fajit deri në fund.” – tha ndër të tjerash z. Hoxha.

Ndërkaq, nuk shkoi shumë dhe reagoi Zafir Berisha i Nismës Socialdemokrate.

Berisha përmes të njëjtit rrjet social tha se pas dështimit të Bojken Abazit, i cili nuk pati efekt nga Tirana, Kurti ka lëshuar në qarkullim koshin e plehrave, Elvis Hoxhën.

*Nacionale nuk pajtohet me gjuhen denigruese dhe termet e përdorura nga ana e z.Berishës

Lajme të ngjashme