Vuçiqi mbledh partinë, konfirmohet gatishmëria për t'u larguar - NACIONALE

Vuçiqi mbledh partinë, konfirmohet gatishmëria për t'u larguar

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Media pro-regjimit të Vuçiqit, Tanjug raporton se kreu i Serbisë ka mbajtur një mbledhje me rrethin e ngushtë partiak.

Kjo është është konfirmuar edhe nga Darko Glishiq, shefi i Komitetit Ekzekutiv të partisë që aktualisht udhëheq në shtetin serb.

“Aleksandër Vuçiq është i gatshëm të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Progresiste të Serbisë”, ka thënë ai për TV Pink.

Tutje, Glishiq ka paralajmëruar se nëse Vuçiq jep dorëheqje, ky pritet të jetë fundi i SNS-së.

“Nëse presidenti Vuçiq jep dorëheqjen, mendoj se ky është fundi i SNS-së, fundi i karrierës që partia pati në skenën politike të Serbisë dhe mendoj se skenari më i keq i mundshëm për Serbinë do të pasojë pas kësaj. As që dua ta imagjinoj", vlerësoi ai.

Lajme të ngjashme