Vuçiq propagandon: Pritet një natë e vështirë për serbët - NACIONALE

Vuçiq propagandon: Pritet një natë e vështirë për serbët

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

I pari i serbëve, Aleksandar Vuçiq ka folur në një konferencë për media pas zhvillimeve të fundit në veri.

Para mediave, ai vajtoi si zakonisht, kësaj radhe duke shtuar se gëzon garancinë nga KFOR-i se nuk do të ketë veprime të dhunshme.

Ndër të tjerash, Vuçiq shtoi se serbët i pret një natë e vështirë. Madje-madje, siç shtoi presidenti serb, kjo pritet të jetë një nga netët më të vështira për të prejse është në pozita të larta shtetërore.

“Një natë e vështirë na pret, kemi garanci nga KFOR-i se nuk do të ketë veprime të dhunshme. Shpresoj të kemi garanci nga KFOR-i, nga Evropa, se nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj demonstruesve. Shpresojmë që kështu do të shkojë. Ne vazhdojmë të flasim me ta, kjo është puna jonë. Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.Sot për mua është sigurisht dita më e vështirë që kur kam qenë president apo kryeministër i Serbisë, ndoshta nata më e vështirë më pret”, tha veç tjerash ai.

Lajme të ngjashme