Vuçiq: Këtë javë takohem me prindërit e të rinjve të rastit "Panda"
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se këtë javë do të takohet me prindërit e fëmijëve të rastit "Panda".
Këto deklarime i bëri në një paraqitje televizive në televizionin shtetëror serb.
Prindërit e fëmijëve të vrarë më 24 dhjetor 1998 i kanë dërguar një letër Vuçiqit, me këtë të fundit që ka pohuar se pas anulimit të vizitës në Azerbeixhan, do t'i mirëpres të enjten ose të premten.
"Prindërit e të rinjve do t'i mirëpres në fund të javës, pra të enjten ose të premten, pasi anulova vizitën në Azerbeixhan", tha ndër tjerash Vuçiq.
Kujtojmë, se në datën e lartëcekur, në kafiterinë "Panda" në Pejë u vranë gjashtë të rinj serbë, prej tyre pesë nxënës e një studentë.
