Vrasja e Triumf Rizës, konfirmohet aktakuza ndaj Ilir Abdullahut - NACIONALE

Vrasja e Triumf Rizës, konfirmohet aktakuza ndaj Ilir Abdullahut

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ilir Abdullahut është i akuzuari i ri në rastin e vrasjes e ish-policit Triumf Riza.

Betimi për Drejtësi” ka raportuar se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën Prokurorisë Speciale ndaj Ilir Abdullahut.

Ky i fundit akuzohet se në bashkërkyerje me Arben Berishën, Fitim Avdiun, Enver Sekiraqën dhe Rrahim Abdullahun, kanë vrarë ish-policin Triumf Riza.

Më 18 shtator të këtij vitit Abdullahu ishte paraqitur në gjykatë në në shqyrtimin fillestar. Me këtë rast ai ishte deklaruar i pafajshëm.

Lajme të ngjashme