Vjosa Osmani me presidentin slloven paralajmërojnë takim të ri Kurti-Vuçiq
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konfrencën e saj të përbashkët me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor paralajmëroi se shumë shpejt mund të ketë një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Nga Sllovenia, presidentja Osmani ka thënë se Kosova është konstruktive sa i përket dialogut me Serbinë.
“Shumë shpejt, besoj gjatë korrikut do të ketë një takim edhe në nivel liderësh. Procesi ka vijuar dhe ka qenë shumë dinamik, por Kosova ka treguar se është konstruktive”, ka thënë ajo.
Për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit ka paralajmëruar edhe emisari special i Bashkimit Evropian [BE], Miroslav Lajçak, gjatë vizitës që pati javën e kaluar në Kosovë.
Lajçak tha se beson se ka një momentum të mirë për takimin ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbibës,
"Kemi pasur diskutime të gjata sa i përket dialogut mes Kosovës e Serbisë, për hapat e tashëm. Takimi i radhës shpresoj të jetë në muajin korrik. Jam duke punuar që t'i takojmë të dy liderët, Kurtin e Vuçiq, që të krijojmë mundësitë për të pasur një dokument-marrëveshjeje për personat e zhdukur”, ka thënë Lajçak.
Takimet Kurti-Vuçiq
Për herë të parë me 15 qershor të vitit 2021, u takuan kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq në kuadër të dialogut, takim ky i cili përfundoi pa u marrë veshë për temat. Madje Vuçiq e kishte cilësuar si një nga takimet më të vështira që ka pasur prej fillimit të dialogut.
Dhe takimi i dytë, por edhe i fundit politik deri tani në Bruksel ishte menjëherë një muaj pas këtij të parit më 19 korrik të 2021-tës, ku edhe nga ky takim nuk arrit ndonjë marrëveshje..
Lajçak pas përfundimt të këtij takimi nuk kishte folur për ndonjë rezultat, përveç se e kishte cilësuar si “takim të vështirë, pasi që të dyja palët kishin pasur qëndrime të kundërta”.
Por, edhe një takim tjetër joformal u zhvillua në Gjermani nga ndërmjetësuesi për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Ku i njëjti uli në një tavolinë krerët e shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
Nga BE, në një përgjigje për Nacionalen për darkën e Kurti me Vuçqin kishin thënë se “Darka ofroi një mundësi për të dy liderët për të shkëmbyer pikëpamjet mbi Dialogun në një mjedis joformal”.
Në anën tjetër, Kosova dhe Serbia takohen edhe përmes krynegociatorëve.
Takimet e kryenegociatorëve kishte më shumë se sa politike, në krye me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.
Kosova dhe Serbia kanë filluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011. Prej atëherë e deri sot, janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje, një prej të cilave është nënshkruar nga Qeveria Kurti.
Marrëveshja ka të bëjë me çështjen e energjisë për katër komunat veriore.
Përndryshe në takimin e Osmanit me homologun e saj slloven është diskutuar edhe për viziat.
“Është e papranueshme që çështja e vizave për Kosovën të hapet sërish. Ne kemi përmbushur kriteret para katër viteve”, ka thënë Osmani në konferencën e përbashkët me Pahor.


