Vizita në ShBA, Hamza vazhdon takimet me zyrtarë të lartë shtetëror - NACIONALE

Vizita në ShBA, Hamza vazhdon takimet me zyrtarë të lartë shtetëror

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit në shtetin mik të Kosovës, Hamzës iu hapën dyert nga Shtëpia e Bardhë ku realizoi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara.

Hamza bëri të ditur së fundi se sapo ka përfunduar një tjetër takim “përmbajtësor në Këshillin Atlantik, një nga organizatat më të rëndësishme në Washington, D.C.

Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se gjatë takimit ka biseduar me Ambasadorin Daniel Fried, i cili ishte Ndihmës Sekretar i Shtetit kur Kosova shpalli pavarësinë, si dhe me eksperten e lartë për NATO-n, Rachel Rizzo.

“Situata aktuale në Kosovë dhe hapat që duhet të ndërmarrë Qeveria e ardhshme për ta kthyer vendin në rrugën e anëtarësimit të shpejtë në NATO”, ishin temat e diskutimit, ka bërë të ditur Hamza.

“Sapo përfundova një takim përmbajtësor në Këshillin Atlantik, një nga organizatat më të rëndësishme në Washington, D.C. Pata nderin të bashkëbisedoj hollësisht me Ambasadorin Daniel Fried, i cili ishte Ndihmës Sekretar i Shtetit kur Kosova shpalli pavarësinë, si dhe me eksperten e lartë për NATO-n, Rachel Rizzo. Ne biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe për hapat që duhet të ndërmarrë Qeveria e ardhshme për ta kthyer vendin në rrugën e anëtarësimit të shpejtë në NATO.

Aleatët dhe miqtë e Kosovës janë të shumtë në kryeqytetin e Amerikës dhe të botës së lirë. Plani im për qytetarët e Kosovës është i qartë dhe i fokusuar në rritjen ekonomike, rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies. Këto objektiva të përbashkëta mund të arrihen vetëm në bashkëpunim me miqtë e aleatët dhe jo nëse izolohemi nga bota”, shkroi Hamza në Facebook.

Lajme të ngjashme