Vizita e emisarëve e debati për vizat - çka ndodhi gjatë javës? - NACIONALE

Vizita e emisarëve e debati për vizat - çka ndodhi gjatë javës?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarje të rëndësishme e përcollën javën që po e lëmë pas. Vizita e pesëshes së madhe, pra emisarëve të vendeve kryesore të BE-së dhe ai i SHBA-ve, ishte ndër ngjarjet kryesore. Ndërkohë, në Kosovës përsëri u rikthy debati për liberalizimin e vizave. Ndër ngjarjet e tjera ishte edhe mosdekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Vizita e emisarëve?

Pas sulmit terrorist në Banjskë, evropianët dhe amerikanë janë fokusuar për të rikthyer palët në dialog.

Pesë emisarët e BE-së, Gjermanisë, ShBA-së, Francës dhe Italisë qëndruan të shtunën për vizita në Kosovë, pastaj edhe në Serbi.

Në këtë vizitë është konfirmuar se diplomatët e partnerëve ndërkombëtarë sollën edhe një plan të ri për ecjen përpara.

Kryeministri Kurti ka thënë se emisarët i ofruan planin e ri.

Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht.” – tha ai.

Ndërsa, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak e përmendi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa të cilin, tha se vendi ynë nuk ka rrugë drejt Bashkimit Evropian.

"Si kryeministër i Kosovës, kryeministri Kurti ka përgjegjësi të bëjë progres për normalizimin e raporteve nëse Kosova dëshiron të bëjë progres drejt Bashkimit Evropian. Dhe këtu duhet ta theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa vonesa të tjera. Pa këtë (themelimin e Asociacionit) nuk do të ketë progres në rrugëtimin evropian të Kosovës. Ne çmojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona së shpejti.” - tha Lajçak.

Ndërkaq, në Serbi, presidenti serb Vuçiq ka paralajmërurar “takime të rëndësishme në Bruksel ditëve në vijim”.

Kjo ishte vizita e parë e zyrtarëve të shteteve të BE-së dhe Amerikës, pas sulmit terrorist në Banjskë.

Vizat

Liberalizimi i viziave për Kosovën ishte përsëri çështje diskutimi gjatë javës që po e lëmë pas.

Krejt kjo pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili gjatë vizitës në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, dha një deklaratë për viziat e cila nuk u përkthy si duhet, por megjithatë u pa edhe si kërcënim ndaj Kosovës.

Kjo deklaratë të cilën mund ta lexoni në linkun më poshtë nxiti reagime të jashtëzakonshme.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se ishte gabim në përkthim dhe se çështja e vizave ka përfunduar.

Është sqruar tashmë. Drejtpërdrejtë na kanë njoftuar institucionet franceze, por edhe nga deklaratat e shumta, se ka qenë një lloj dallimi në përkthim. Ky proces nuk është pezulluar dhe ligjërisht s’mund të pezullohet nga një shtet. Jam e bindur se çfarëdo lloj qartësimi që kërkon presidentin Macron e institucionet franceze mund t’u japim ndërkohë dhe të heqim ndonjë lloj hezitimi që ata mund ta kenë. Por, procesi vazhdon e ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024.” – ka thënë Osmani.

Duhet të kujtojmë se kjo deklaratë nuk ka ndryshuar vendimin dhe se kosovarët nga 1 janari 2024 mund të udhëtojnë pa viza.

Temë gjatë kësaj jave ishte edhe çështja e mosdekretimit të KryeProkurorit të Shtetit nga presidentja, Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se ndër arsyet kryesore ka qenë se gjatë procesit të përzgjedhjes së Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, ka pasur parregullësi dhe jo-transparencë.

Ndërkohë, këto akuzua Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka parë si ndërhyrje në drejtësi.

Gjithashtu gjatë javës, Parlamenti Evropian e ka votuar rezolutën që dënon sulmi terrorist në veri të Kosovës. Në këtë rezolutë, përmenden vendosja e masave ndaj Serbisë dhe rikthimi në dialog

Lajme të ngjashme