“Vit i humbur”: Askush s`pret zhvillime në dialogun e Brukselit gjatë vitit 2024, “dorëzohet” edhe BE-ja - NACIONALE

“Vit i humbur”: Askush s`pret zhvillime në dialogun e Brukselit gjatë vitit 2024, “dorëzohet” edhe BE-ja

1 muaj më parë

nga Muhamet Koci

Viti 2024 nuk po duke shumë premtues për dialogun Kosovë – Serbi. Asnjëra nga palët nuk ka dhënë shenja gatishmëri për ndonjë progres në këtë proces. Zgjedhjet që do të mbahen në BE dhe ShBA kanë bërë që edhe ndërmjetësuesi ta “ngreh” flamurin e bardhë në këtë proces. Ndërsa, njohësit e procesit të dialogut në Bruksel kanë vlerësuar se ky vit do të jetë një mundësi e humbur për të dy vendet.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, e ka pranuar se dinamika e këtij procesi do të jetë më e ulët gjatë këtij viti.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka përmendur arsyet.

2024 është vit zgjedhor globalisht dhe sigurisht, kjo ka një ndikim edhe në shpejtësinë e Dialogut gjatë vitit 2024. BE-ja do të jetë e zënë me zgjedhjet e veta dhe me kalimin në një Komision të ri nga mesi i këtij viti dhe kjo vlen edhe për SHBA-në, ku zgjedhjet presidenciale janë në vjeshtë”, ka thënë Lajçak.

Megjithatë, ai ka bërë me dije se obligimet e palave do të mbesim në fuqi.

“Në të njëjtën kohë, obligimet në kuadër të Dialogut nuk do të zhduken dhe, siç e thashë edhe më parë, progresi i Kosovës në rrugën e saj evropiane është i lidhur me to. Qeveria ka trashëguar disa obligime nga qeveritë e mëparshme dhe ka marrë përsipër të sajat. Ato do të qëndrojnë dhe nuk mendoj se vonesa është në interes të Kosovës pasi që mund të ndryshojë struktura aktuale gjeopolitike shumë preferenciale”, ka thënë emisari i BE-së.

Edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, mendon njëjtë.
Ajo ka vlerësuar se nuk pritet ndonjë e arritur në këtë proces gjatë këtij viti.

Është e vështirë të thuhet për faktin se është një periudhë shumë e shkurtë kohore. Zgjedhjet tashmë janë afruar, kanë mbetur pak më shumë se dy muaj, por nënkuptohet se para zgjedhjeve do të ketë angazhim të të gjithë akterëve në fushatë elektorale në vendet e BE-së. Për ne mbetet shumë sfiduese fakti që Serbia ende mban dhe aktivisht mbron të gjithë ata persona që kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë”, është shprehur ajo, duke shtuar se në një situatë të tillë është vështirë të pritet zhvillime të reja në proces.
“Gjithashtu, nuk ka pasur asnjë lëvizje nga bashkësia ndërkombëtare në raport me masat që do të duheshin t’i vendoseshin Serbisë për involvimin e tyre në këtë sulm të rëndë që iu bënë Kosovës. Prandaj të themi që do të ndryshojnë gjërat në këtë periudhë kaq të shkurtë kohore, para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian është e vështirë
”, ka thënë Kusari-Lila për "Kosovapress".

Një mundësi e humbur

Ndikimin e zgjedhjeve të BE-së dhe ShBA-së në këtë proces e kanë përmendur edhe njohësit e rrethanave politike në të dy vendet.

Politologu Miloš Pavković ka treguar për ndikimet e këtyre zgjedhjeve në proces do të jenë negative.

Në një opinion të botuar në “Spunker”, ai ka vlerësuar se gjatë këtij viti palët e treta nuk do të kenë kohë të merren shumë me procesin në fjalë.

Edhe zgjedhjet e BE-së, që janë planifikuar të mbahen në qershor 2024, do të kenë efekte negative në dialogun e normalizimit. Pasi të zgjidhet Parlamenti Europian (PE), çfarë do të pasojë tutje janë muaj të tërë të debatit politik, ndërtimit të koalicionit dhe nominimeve, duke shënuar kësisoj një proces të rëndë zgjedhjeje për presidentin e Komisionit, Kolegjin e Komisionerëve dhe ndarjen e portofolit, si dhe emërimet politike në BE. Me gjasë, procesi do të zgjasë deri në fund të vitit. Ndërkohë, BE-ja nuk do të ketë as kohë, as kapacitet, për t’u përfshirë në dialog. Kjo mungesë angazhimi ka të ngjarë të detyrojë Kosovën dhe Serbinë që t’i prolongojnë zotimet e tyre dhe ta anashkalojnë dialogun”, ka vlerësuar Pavkovic, duke shtuar se Kosova dhe Serbia do t`i kushtojnë vëmendje të madhe këtyre zgjedhjeve.

Zgjedhjet presidenciale në ShBA do të jenë një përcaktues i rëndësishëm i dialogut. Duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të ShBA-së në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, si Kosova, ashtu edhe Serbia, do t’u kushtojnë vëmendje të madhe fushatës dhe zgjedhjeve elektorale të ShBA-së”, ka theksuar ai.

Sipas tij, ky vit është mundësi e humbur për të dyja palët.

Së fundi, vitit 2024 duket si një mundësi e humbur dhe të dyja palët do të përdorin secilën mundësi për t’i forcuar pozicionet e tyre, duke vepruar në mënyrë të njëanshme dhe duke testuar kufijtë e njëra-tjetrës, si dhe duke mos u angazhuar në dialog në pritje të ardhjes së liderëve të rinj politikë në skenë për të krijuar marrëdhënie të reja me ta”, ka shkruar ai.

Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në këtë pozitë është emëruar ar në vitin 2020.

Ndërsa, në muajin gusht të këtij viti, emisarit të BE-së i skadon mandati. Deri me tano, Lajçk nuk ka dhënë shenja se dëshiron ta marrë serish këtë përgjegjësi.

Lajme të ngjashme