Tahiri: VV-ja sot u frikësua të diskutonte për raportin e DASh-it rreth korrupsionit të Qeverisë - NACIONALE

Tahiri: VV-ja sot u frikësua të diskutonte për raportin e DASh-it rreth korrupsionit të Qeverisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se Vetëvendosje sot refuzoi diskutimin në Kuvend pasi “u frikësua”.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se VV-ja po frikësohet nga raporti i Departamentit të Shtetit:

“Vetëvendosja refuzoi sepse u frikësua të diskutonte në Kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e rikonfirmoi korrupsionin e Qeverisë Kurti.

Një parti e tërë që frikësohet nga e vërteta. Frikësohen nga raporti i Departamentit të Shtetit, frikësohen nga komisioni hetimor për kontratat njëburimore, frikësohen nga komisioni hetimor për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari”.

Në fund, ai është shprehur:

“Duke qenë e inkriminuar thellë, Vetëvendosja po orvatet ta ngulfas të vërtetën. Por, ne nuk do të ndalemi së demaskuari korrupsionin tuaj!”

Lajme të ngjashme